Poezi nga Ilmi Cani

Poezi nga Ilmi Cani
 
 
***
 
Më tha Podrimja:
Shpirtin nuk e shes.
Burri që nuk e shiti kurrë…
Poeti, që veç shpirtit,
asgjë s’ pati në mes.
Mbeti poet,
i vetmuar, braktisur.
Vetmi e braktisja, që se mumdën kurrë.
E kish zënë gjumi poetin vetmimtar,
larg njerëzve, por jo muzës
dha të vetmin shpirt
druar prej vendit
jo shpirtit trazuar.
 
Lulëzon i vetëm një bozhur.
në ashtin e Podrimjes;
Mall në gur!
 
 
 
***
 
Kur nervi I hakmarrjes t’është ndezur,
aq sa s’ vë dot gjume në sy;
lexo poezi!
Poetit i ka dhembur.
Shpirtin e ka kthyer në poezi.
Shërimin e le aty.
Ka herë poezi për hakmarrjen e për ty.
Mblidhe inatin!
Fjalët, rreshtojë në vargje të bardhë,
s’ do kesh nevojë të vrasësh.
Hakmarrja, do t’ të duket marrëzi.
 
 
 
***
 
Ajo po qante,
qante para meje, qante me ngashërim
dhe s’ munda ti ndal, lotët e ngashërimit tim.
Qante e qante , s’njihte ngushëllim,
nuk e di pse kokën dhe lotët, i mbajta mbi sup e kraharorin tim.
Ohhh! Qava bashkë me të
e s’ munda të jem një burrë,
që të ndalja lotët e saj!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s