Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
SOKRATI THËRRET…
 
Duke u ngjitur në Likavito,
përpara meje një det në shkëlqim,
Athina si nuse me vello të bardhë
nga çdo qoshe si yll vezëllin.
 
Në majë të kodrës, një kishë me altar
Shën Gjergji, shenjt pranvere, Athinën bekon,
aty poshtë Akropoli, si i derdhur në ar,
lavdinë mijëravjeçare të qytetit rrezaton.
 
Shijojnë panoramën turistët në ekzaltim,
monumentet, muzetë, bukurinë helenike,
por tej fasadës së ndritur sytë kanë trishtim,
të nesërmen e presin me një ndjenjë frike.
 
Emigrantët që erdhën me sytë dritë e shpresë,
të kërrusur ikin nën peshën e zhgënjimit,
ikin, po ku shkojnë, nuk e dinë as vetë,
grushtat shtrëngojnë prej dhimbjes, zemërimit.
 
Dylbia në Likavito, që qytetin vështron,
i ngjan syrit të një ujku të uritur,
që shtëpitë e bardha në tufë delesh i shndërron,
e rri në pritë që t’u hidhet i babëzitur.
 
Është ujku – krizë, që Athinës nuse
në mplakje po ja kthen nusërinë,
Sokrati i mençur që prej varrit thërret:
-Grekër, mos e harroni historinë…
 
 
 
NE JEMI NDRYSHE
 
Jemi kaq ndryshe nga njëri- tjetri,
i dashur dhe pse fati na bëri tok.
Ti je i urtë, je një copëz paqe ti,
Unë rrëmuje, por s’ ndreqem dot.
 
Jemi kaq ndryshe nga njëri-tjetri,
ndryshe mendoj unë, ndryshe ti.
Nëse do ishim të dy si dy pika uji,
deti që krijuam do ish’ veç mërzi.
 
Jemi kaq ndryshe nga njëri-tjetri,
dhe shpesh kjo më duket një lojë.
Po diku, dhe ngjasojmë aq shumë,
kur puthemi, ne bëhemi njëlloj.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s