Kalendari poetik: Harry T. Fultz 29 dhjetor (1888-30 dhjetor 1980) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Harry FULTZ

Kalendari poetik: Harry T. Fultz 29 dhjetor (1888-30 dhjetor 1980)

Sot më 29 dhjetor, mbushen 130 vjet nga data e lindjes së H. Fultz, pedagog amerikan. Në vitin 1922, Kryqi i Kuq Amerikan e caktoi profesorin e arteve mekanike, 34 vjeçarin Harry T. Fultz, drejtor të Shkollës Teknike, Tiranë. Shumë nga ish nxënësit e tij u burgosën dhe u pushkatuan qysh në vitet e para të regjimit gjakatar komunist në Shqipëri; i fundit, ish kryeministri M. Shehu, “vrau veten” me dy plumba në dhjetor ’81. Kam këtë poezi prej H. Fultz, që i kushtohet qytetit të bukur të Beratit:

KALAJA

Ja, mbi kodër i moçmi Berat,
Nga moti rrahur qëndron lart
Por ende rreh fort zemra e tij
Mbështjellë me të hirtat shtëpi
Trimërisht dhe në kohën që ndrron,
Meshën e mbrëmjes nga majat këndon.

Kishat e vjetra shpërndajnë paqe, pajtim,
Për zemërthyerit guxim dhe besim
Në mirësinë që ka në shpirt njerëzia,
Fshin nga kujtesa gjithë bëmat e këqia
Kur me lodhj’e mundim, drejtësi, përunjësi
Ndriçohet një botë që ta shohë çdo njeri.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s