Kalendari poetik: Rudyard Kipling (1865 -1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Rudyard Kipling

Kalendari poetik: Rudyard Kipling (1865 -1936)

Më 30 dhjetor 1865 u lind në Bombej (kur India qe njëra nga kolonitë e shumta angleze) shkrimtari dhe poeti britanik Joseph Rudyard Kipling. Mes veprave të tij numurohen “Libri i xhunglës”, “Kapiteni guximtar”, poezia e famshme “If” (Nëse) etj. Akademia Mbretërore Suedeze i dha çmimin Nobel për veprat e tij në vitin 1907. Para se të vdiste, një gazetë botoi lajmin e rremë për vdekjen e Kiplingut, i cili me humor të hollë i shkroi asaj gazete: “Sot mora vesh për vdekjen time nga faqet e kësaj gazete. Lutem anulloni pajtimin tim vjetor në gazetën tuaj.” Sjell këtë shqipërim të ri nga poezitë e Kipling:

NËNOKE MOJ

SIkur të më varnin në litar,
Nënoke moj, moj imja nënë!
Di, kush do t’vinte vrap duke qarë,
Nënoke moj, moj imja nënë!

Sikur të mbytesha nëpër dete,
Nënoke moj, moj imja nënë!
Di, kush për mua lot do të derdhte,
Nënoke moj, moj imja nënë!

Sikur trup e shpirt të më mallkonin,
Di, lutjet e kujt do t’më shëronin
Nënoke moj, moj imja nënë!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s