Kalendari poetik: Juan Ramón Jiménez (1881-1958) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Juan Ramón JIMÉNEZ

Kalendari poetik: Juan Ramón Jiménez (1881-1958)

24 dhjetori është data e lindjes së Juan Ramón Jiménez, poet i shquar spanjoll dhe fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1956. Kur filloi lufta civile në Spanjë, mori gruan dhe u largua për në SHBA, duke u munduar, më kot, të ndërhynte pranë qeverisë amerikane të vendoste paqen në vendin e tij. Kur fillova të merrem me përkthime, ka qënë ndër poetët e parë që më tërhoqi vëmendjen. Në përvjetorin e lindjes së tij sjell këtë shqipërim:

KËNGË DIMRI 

Këndojnë. Këndojnë.
Ku janë këta zogj që këndojnë?
Ka rënë shi. Gjethet e reja
ndër degë ende s’kanë çelur. Këndojnë. Këndojnë.
Zogjtë. Ku janë
këta zogj që këndojnë?
Nëpër kuvli zogj nuk mbaj.
Fëmijë t’i shesin nuk shikoj. Këndojnë.
Lugina larg është. Asgjë…
Nuk di ku shkojnë
e futen zogjtë…këndojnë, këndojnë,
këta zogj që këndojnë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s