Ndërthurje proliks në mes psikologjikes me absurdin, sociales me realitetin e përditshëm (Vështrim mbi romanin”Nuk qe vetëm ëndërr”;Adem Xheladini; 2018; Kërçovë) / Nga: Merita Curri

Ndërthurje proliks në mes psikologjikes me absurdin, sociales me realitetin e përditshëm

(Vështrim mbi romanin”Nuk qe vetëm ëndërr”; Adem Xheladini; 2018; Kërçovë)

Së pari interesante lëvozhga, personazhi dhe dielli. Pse e shoh diellin si ndërlidhës të vajzës me jetën? Edhe pse vajza përpëlitet në lëvozhgën e saj, edhe pse duket e izoluar në mikromjedisin e vet, ajo rreze dielli, më duket se hyn si element i natyrës natyrshëm, por që evokon, ndriçon jo vetëm fizikisht vajzën, fytyrën, flokët, më së shumti shpirtin, mendjen, ndez ëndrrën, dëshirën për jetën.

Dielli si burim drite, jete,ngrohtësie të tërheq me magjinë e tij të dalësh jashtë dhe ta shijosh me tërë qenien .Edhe pse mund të jesh brenda një levozhge edhe sado të vogla të jenë mundësitë e depërtimit të rrezeve ai ka forcën e tij të të lidhjes me jetën përmes ngrohtësisë, energjisë. Brenda çdo lëvozhge ka jetë. Ajo patjetër që përmes ngrohtësisë do të japë heret a vonë frytin e vet (kam parasysh botën bimore, shtazore, e metaforikisht atë njerëzore). Mendoj se dielli ka rol të veçantë në iluminimin e Leas.

Romani ka mesazhe të forta për shoqërinë tonë. Për ne thashethemxhinjtë, paragjykuesit e çdo gjëje të çdokujt që vetëm me punët tona nuk merremi.

Adem Xheladini

Tre personazhet në pamje të parë duket se nuk kanë lidhje me njëri tjetrin. Secili vepron në mikromjedisin e vet. Por ata i bashkon mesazhi që japin për ne. Të vepruarit, të menduarit, të realizuarit e vetvetes, synimeve të tyre larg çdo paragjykimi,  pa marrë parasysh opinionin e makromjedisit  shumë paragjykues. Lea lexon, shkruan, jeton jetën e saj sipas mënyrës së saj. Ersi beson te dashuria e vërtetë nuk ndikohet nga e frenohet nga opinione të mjerdisit rrethues nga dështakë të dashurisë.

Në anën tjetër, Ditmiri ndjek intuitën për të rihapur procesin mbi Hanën për të rrafshuar thashethemnajën tonë të pamëshirshme,  që nuk përtojmë ta ngrejmë përballë ngjarjeve të trishta si ajo e Hanës. Tre personazhet janë një shuplakë e fortë që të bën të reflektosh para se të paragjykosh. Të mendosh para se të nxjerrësh fjalën.

Romani përfundon tek faqja 192 por vazhdon në faqe të tjera mendimi e reflektimi në mendjen e lexuesit. Më pëlqen  ndërthurja e stileve, sa proliks gjatë romanit aq konciz në mbylljen e tij. Po kështu psikologjikja me absurdin, socialja me realitetin e përditshëm.

 

Nga: Merita Curri, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë nga Malësia e Madhe, Shkodër

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s