Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

Ç’FJALË MĒ DUHET SOT

Sot më shumë se kurrë më duhet fjala
Nëse m’i forcon dhembjet e pesë shekujve
që s’më ikin kurrë nga mendja.

Sot më duhet ta gjej fjalën ku është e ku s’është
Më shumë se njeriun tim të shejtë.

Serish jetës i themi se plagët të janë ringjallë
Ja këtu jemi copa të heshtura të ndarjeve.

Shërimin e dua për fjalën që pesë pash nën dhe ka hy
Aty ku dashuritë e luftëtarëve ruhen si relikte tē gjalla murëve të Rozafatit

Sot më shumë se asnjëherë më duhet t’i bashkoj fjalët dhe njerëzit e tokës.

Më kanë thënē se ujë fle e armiku s’fle.
Dhe besnik bëhu,por besë mos i zë asnjërit.

Me fatet tona kanë lujtur perandorë e demonë
Na kanë qujtur njerëz me bishta
Dhe prapë jemi gati t’i rikthejmë copat e dheut të krisur.

Ç’mendurinë time deri dje si ta rikthej nga ferri
Apo duhet lenë edhe njëherë kohërat të më vrasin njëjtë.

I falëm tokës se Gjergjit që më ngriti në hero
Atëherë kur i rikthehesha atdheut në Promethe.

 

SOFRA E DHEMBJEVE
(Dedikim nënës Ferdane Qerkezi nga Gjakova,e cila çdo ditë shtron 4 pjata për katër djemtë e zhdukur)

Në historinë e veçantë tē luftës se vitit 1999
Nëna Ferdane çdo ditë ulët në sofrën e dhembjeve
Katër pjata supë e shoqërojnë drekën
Për katër djemtë e saj që ia mori lufta.

Gatuen ditë e natë dhe mëngjes e darkë.

Vallë a kanë fund pritjet e nënës
Në një botë të çmendur të njeriut vrasës veshur në petkun e pelegrinëve.
Eh.ç’farë më thua perëndi për këtë mashtrim.

Cili nga Evropa ulët në sofrën e dhembjes sime
Askush nuk më shoqëron edhe pse dera ime rri hapur.

Sot dua të ulëm në sofrën e nënës Ferdane
Një dhembje më pak t’ia shëroj nëse ka shërim.
Lotin t’ia kërkoj të shkruaj edhe unë vargun e dhembjes.

Sofrat e nënave tona me shekuj kanë dhënë bukë
Sebashku me dhembje dhe krenari.

Lavdi nënës Ferdane që i fali katër djemë për liri më shumë Shqipëri.

 

QYTETI I MIQVE

Freudenstadti ma kujton qytetin tim të lirë,Durrahun
Të dytë i paskan falë dikur dashuri
Atij njeriut që nuk e mbytë urrejtja
Kjo tokë çdo kund qenka pasaportë në vete.

Nepër legjenda është rujtur përherë fjala e bukur.

Të shejtit mbetën heronjtë e detit dhe tokës
Asgjë nga liria nuk moren me vete
Ishin vetë gjuha e perëndive
Në qytetin e miqve nuk ka pleqēri fjala.

Këtu bota rrëfehet për mirësinë
Dhe gota ngritët për miqësinë.

Zemra e qytetit të miqve më pranoj si mik shkuar miku.
Çudi se si jetohet këtu pa ëndrra mëkatare
Edhe pse bën acar nuk ka fajtor janarit kryeneq.

Qyteti i miqve ma kujton parkun e dashurisë në Vlorë.
Marrëzisht këtu i dashurojnë sytë e kaltër të Evës.

Ngritja e gotës bëhet në përqafim të dallëndysheve.
Rikthimi i tyre më ngjan me bilbilat e atdheut tim.

 

NJË ËNDËRR A LUTJE NDRYSHE

Sot u ndava nga zotnat që të mbijetoj toka ime e lirë.
Në ëndrra nuk dua kurrë të dashuroj Kur kam një copë zemre të ndarë padrejtësisht

S’kanë fuqi më perandorët të ëndërrojnë mitet e lashtësisë
As yjët nuk i bëjnë mëkatar në udhën për tek dheu i parë i shejtë.

Sonte krijova çelësin e pentagrameve betoveniane
Të shndērrohem në lutje udhēs se kombit ,,Ibrahim Rugova”.

Toka dhe unë po ngritëmi në hymn të gjallë lulesh.
Dheun e saj e ruaj nga mallkimet qyqare
Peng i secilës dua të jem tërë jetën.

Edhe sonte keni kohë të festoni në dasmën e djajëve
Të gjithë demonët e botës bëhuni bashkë në lamtumirën e fundit.

Lutjet i krijova sonte për t’iu shndërruar në shkrumë e hi
Ndersa herojtë i shndërrova në emrin e horoinës Marie Shllaku.

Ah,populli im sa shumë heronj i fale tokës dhe Zotit
Pēr dashurinë krijova donzhuan tē krisur.

Lutjet për shërimin e dhembjeve m’i pranuan
Nëse kanë gjakun dhe gjuhën e Shote Galicës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s