Kalendari poetik: Robinson Jeffers (1887-1962) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Robinson Jeffers

Kalendari poetik: Robinson Jeffers (1887-1962)

Sot më 10 janar është data e lindjes së John Robinson Jeffers, poet dhe tregimtar i njohur amerikan. Qe kundër pjesëmarrjes së SHBA në luftën II botërore dhe kundër çdo lufte në përgjithësi. Në rininë e tij pati udhëtuar shumë dhe ndoqi shkollat në Gjermani, Francë dhe Zvicër, ku studioi dhe greqishten e vjetër dhe latinishten. Ja një shqipërim që shpreh pak a shumë botkuptimin e poetit:

SHKRETËTIRË SHPIRTI

Sërish përgatitin tmerret që hoqëm;
jehonë jehonash është çka thonë.
Mos u përzje me asnjë palë; shiko, mbaj vesh.
Nuk janë thjesht vrasës, as shitës çikërrimash,
as gazetarucë, janë qeveri
shtetesh të mëdhej; njerëz që besohen
nga turma njerëzish. Kqyri mirë.
Inati dhe tallja s’bëjnë punë.
Si duket, erdhi koha e zhgënjimit,
secili në shkretëtirën e shpirtit të hyjë.
Njeriun e njohëm, të kërkojmë Perëndinë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s