Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

Ajo që kurrë s’kthehet më…

Rrokje për rrokje zemra kumbon
Jep gjak dhe gufon në kraharor
Tē ndiejë e të të kujtojë nga largë
Që mos të humbësh nëpër kohë

Në mendje kthehesh shpesh
Heshtjen zgjon e thërret me zë
Edhe ngushllimi yt më gëzon
Kur të dëgjoj që flet aq ëmbël

Rrezatimi i fytyrës më qorton
Mbi verbërinë e vuajtjeve…
Kërkon atë çfarë dëshiron
Që pranë ta ketë gjer në fund

Kundërdëshira shpesh vepron
Nga inati i çmendurisë
Nxitohet e shkel me këmbë
Dhe lulen e dashurisë

Ajo që kurrë s’kthehet më..

 

VRASJA E KËNGËS

Dhimbja sa thellë rëndon
Për një këngë që është vrarë
As zogu më nuk e këndon
Dega ku qëndronte është tharë

S’është zakon të vritet kënga
I qëndron çdo lloj stuhie
Gjethnajë e re kur bleron
E bart me vete pavdekësinë

Në ç’muranë është shembur
Ç’pabesi i është ngritur
Kur harrohet zë i zogut
Ç’legjendë do të bredhë stuhive

Verë e dimër në një gur
Ngarkuar me shkreptima
Këngë e shkëmbit jehonë
Nuk trembet nga rrokullima

Vorbullon natë e errët
Me fishkëllime tinëzare
Pa e ditur se në këngët
Jeton trimëria e heronjve.

 

RROPATJE

Harroj veten në vetmbyllje
Në mburojën e kafazit tim
Rropatem në çmendinë mashtruese
Jap e marr asnjë ndryshim

Ik nga vetja dëgjoj jashtë
Klithin zërat deri në vdekje
Mashtrim për të drejtën e jetës
Dhe për fajet mëkatnore

Dal nga zhurma pa lënë gjurmë
Qetësinë e kërkoj në lindje
Perëndimi ma mbyll ditën
Sërish kthehem në vetmbyllje

Diçka kërcet diçka vetëtin
Diçka në jetë do të ndodh
Koha shëron plagë në shpirt
I këput prangat, mrekullon…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s