Sa i braktisur është qyteti / Poezi nga Xhevat Latifi

Poezi nga Xhevat Latifi
 
 
Sa i braktisur është qyteti
 
Mban mend kur i rashë Shkodrës në prehër?
Gjumi i botës më kishte zënë s’më mbanin gjunjët
Në kokën e trembur që mbahej nga Vasiliqia në tepsi,
ëndrra e Pashait se do ta bëjë Shqipërinë mbeti e kuqe në mjekër.
Na duhej të dilnim nga ëndrra pa e ditë se si pa ditë se ku!
Kuaj të bardhë të ikur nga lugina e ujqërve ranë si flokët tua shpindës.
Bora mbi borë u bë nënkresë e një bjeshke që i është harxhuar vaji!
Po i bie sërish rrugës me kalldrëm.
Jaseminë duket e fjetur nuk paska më lule
Është vjeshtë e vonë.
Dhe të bardhë ka vetëm imazhet e dimrit që po vjen!
Më thua: Shihe sa i braktisur është qyteti pa mua!
Them: Kur njëherë s’janë të braktisur ata që u deshën…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s