VITESTINËT… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

VITESTINËT…

1.
Dimri gris arnat e mia.
Vera djeg trupin tim.
Pranverën e kanë “vjedhur” poetët.
Bashkoj lotët me vjeshtën,
nga më erdhi ardhja e pa friktë.

2.
Zemra ime
prej dy rrahjesh-
Njera më ndjell zgjimin,
Tjetra përtej mpakjes…

3.
Duke numëruar
Orët e 24- orëshit,
më doli pritja –
vite dritë…

4.
Në mes të natës do të zgjohesh,
I trembur nga ikja ime…
Laji pak sytë, të të kujtohem…
S’do gjesh më të bukur
se kjo dhimbje…

5.
Udhës…,
u ndava dy gjysmash.
Njera e lindur,
tjetra, drejt ardhjes…

Më duhet të vdes dy herë,
për të dyja dashuritë e mia…

6.
…dhe pse ike…,
këtu mbete…,
te një grimcë pluhuri
që nga themra e këpucës
të ka rënë…

Pa dale,
ç’them kështu?
Ti ende nuk ke ardhur…

7.
” Bëhu e bukur…”
( mesazh pa zë…)
– fragment-
….
Përgjigje:
Çehov I dashur,
Jam e shëmtuar.
I u kërkova pak bukuri
viteve të shkuara-
ma bënë me një shenjë “hi”
si të më thonin “lamtumirë “…,
edhe pse m’i “vodhën” ëndrrat e paprekura…

…U shëmtova shumëfish…

I dashur Çehov,
Më duaj të shëmtuar – BUKURISHT!

 

Iliriana Sulkuqi- Pa kohë, pa hapësirë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s