Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

MITI I DASHURISË

ëndrrat e dashurisë
bluzën zbërthyen
fluturat shuanin etjen 
nga gjinjtë e tyre lakuriqe
era duke fishkëllyer përvajshëm
n’ Trekëndësh t’ Bermudeve
përplasi pajën e ëndrrave

shpirti i damkosur
me vulën e nxehur nga zjarr i jetës
mbanë në gjirin e saj
kujtimet e vragës
nga kohë e trishtë
e shekujve thinjoshë

një piktor qorr vizaton
fatet njerëzore plot mëkate

ti Dalilë
mendove që ishe hyjneshë
kur preve flokët e Samsonit
bukuri e helmosur si fatet e njeriut
kur e puthe atë
fatin e robërove me pranga për dore
të dukej se Zeusin e Olimpit
në rrjetë të merimangës zure

ti Romeo prej përralle
me verë të fortë
dehe mitin e dashurisë
si perlë në sytë e vdekjes
këmbëfati mbi erë vrapove
me një copë ironi në duar
bërë ta besojnë dashurinë
atë idealen
bukurinë e përrallosur.

 

ZOTI ynë a je ATË apo ËMË

O Ati ynë që je në qiell
Gjithë i lutemi tëndes madhështi
Mjekërqëndisur nga retë bardhoshe
Dukesh si Ati ynë të jesh ti

Retë e bardha mund të jenë perde
Pas së cilave rri një vashë
Një sy shkruar a sy Helenë
Që gjithë botën e djegin bashkë

Zoti im që je në qiell
A mund të jesh ti një Orfe e jo më shumë
Unë Euridikë e shkuar në ferr
Duke pritur që të vish tek unë

Zoti im ku gabova
Fytyrën tënde pse askush se njeh
Në je Ati apo Ëma
Dil he burrë e mos u fsheh

Shtrije dorën mbi kokat tona
Shuaje zjarrin a se ndjen
Ktheje botën në kopsht Edeni
Se paqe e ferr këtu i kem.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s