Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Ishe ti

Më bëhet sikur vallëzoj brenda vetes
Lundroj në barkun e natës plot dallgë
Ajo mundohet të hedh mëkatet
Gjithmonë duke u ruajt nga syri im
Pulsi më është rritur nga vështrimi
Sytë më digjen si qiri
Të takoj në qiellin shpuzë
Të ngrohë me flakën që digjet në buzë
Ti më flet njëjtë si më parë
Të kam futur në sy e s’bëzaj
Në lumenjtë e natës merr hov dallga
Erërat më fishkëllejnë e qielli qeshet
Vetëtimat takohen nën re
Të ruaj nga zjarri e mëkati i natës
Të mbështjelli me aromë stinësh
Nuk di në ishe ti apo ëndrra ti je?

 

Më ringjalle

Ka kohë që me shfaqesh si hije
Melodia e zërit çdo çast më zgjon
Kur nata fshihet në errësirën e vete
Një fjalë e pa thënë më përvëlon

Në asnjë pikturë s’të shoh
Nëpër lot më pikojnë ngjyrat
Të puthë e s’të njoh

Si shushurimë ere aroma jote më vije
Nëse të ndjek mos më shaj
Më ringjalle me të bukurën fjalë
Në thellësi të zemrës të mbaj

Çdo natë frymën nga ti e marr
Në brendësi i tëri tretem
Si digjen dy shpirtra nga i njëjti zjarr.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s