Poezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

 

VIJ PËR TË HESHTUR

( Mbesës sime, Doresës, që prej vitesh prehet n’amshim )

Çka të them, pashë Bacin

Fjalët i përpinë dhimbja
në një të ditë marsi si kjo
e lulet i djegë bryma
në një mëngjes fund dimri
si ky

Vij për t’ heshtur para Teje
se nuk dua të ta prishë gjumin
të ta trazojë ëndrrën
dhe atë trohë shprese
që e kishe varur në qafën time
në mbrëmjen e njëzetë të prillit
të njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntës

Duro edhe pak
sall edhe pak duro
se e kapërcyem terrin

I sheh ato drita
vetëm sa nuk i kemi prekur

E Ti më besoje
më besoje

… edhe kur i mbushje arteriet me gjak të ri
në një spital të Shkupit
pastaj më vonë në spitalin e Gjilanit

… edhe atje ku të lash së mbrami herë
në Spitalin Qendror të Vjenës

Asgjë nuk të dhashë pos fjalëve
pos buzëqeshjes
pos premtimit

“Nuk do të lëmë këtu”

Në pritje të një stine më të mirë
në një ditë marsi si kjo
shpirti yt u bë frymë
u bë zog e u bë yll
dhe lule e bardhë e stinës u bë

E –
erdhi dhe te kjo Rrajë e Moçme gjaku
se – ku të shkonte tjetër

Hapa portën
zgjata duart
të të merrja në prehër

Diçka u dridh brenda krahërorit
dhimbja ma pushtoi buzëqeshjen

Ishte trokitja e heshtur e vdekjes
së cilës i bëmë vend
tek ai shpat i prehjes

Pusho përjetshëm
aty ku deshe
shlirohu

askush nuk ta prishë më gjumin
nuk ta trandë ëndrrën
shpirtin tënd të paqtë

As unë pasha Bacin

 

AI ÇAST I ÇMENDUR, AI ÇAST I LIG

U çmend për një çast e papritura
asfaltit të zi turravrap
si mos më zi
u lëshua mbi njerëzi

U nemit qyteti
ajo masë e pafajshme me sy fëmije
stina ime në ardhje

Dita mori ngjyrë vdekjeje
e sa e sa buzëqeshja
me aromë dashurie u kthye në leberi

Shumëkush ç’pa
një fjalë s’mund e tha
për këtë hata

Diku u këput jeta
e bardha fletë u nxi prej shtypjeve
e dhimbjeve që pa frymë na lanë

Zemra brenda atij çasti
përpak mbeti pa shpirt

Sikur një dOrë e Mirë
t’mos shfaqej në Shesh
ai çast pa fre
ende do të luante pa presh.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s