Sa vite bëhen sot? / Tregim nga Adriatike Xh. Lami

Sa vite bëhen sot?

Tregim nga Adriatike Xh. Lami

Po sot bëhen plot 14 vite nga qëndrimi im në Tokën e huaj. Nuk besoj se ka fjalë për të përshkruar ditën kur shkela në Lecie. Ime bijë ishte rreth një vjec. Akoma nuk kishte filluar të fliste mirë gjuhën tonë dhe shprehja e fytyrës së saj teksa dëgjonte bukuroshe ne gjuhë të huaj më kënaqte pa masë. Ajo e kuptoi menjëherë që e morën me të mirë. E unë përpiqesha të kuptoja se sa të vërteta ishin fjalët… Franceska ishte motra e madhe e familjes Ruffo dhe e mbetur vetëm kishte kërkuar kujdesin e një shqiptareje. Pranova pa e ditur se si do më vente filli… Jeta ime ndryshoi ditën që fillova të jetoja në shtëpinë e saj. Asgjë nuk ishte më si më parë. As gjumi, as dita, as nata, as fjalët, as ritmi i ecjes dhe vecanërisht më ndryshoi shikimi. Fillova të shoh thellë dhe drejt në sytë e atyre me të cilët flisja. Ajo u bë gjyshja e sime bije. Ndërsa mua më paguante për punën dhe kujdesin ndaj saj, ndaj Ajnës qëndrimi ishte si ndaj bijës së shtëpisë. Ime bijë po provonte pjesë dashurie dhe kujdesi që vinin nga një vend ku fëmijët shiheshin ndryshe nga vendi im. Asaj nuk i bërtiste askush, nuk shikohej vëngër dhe as flitej të përshkohej nga ndonjë shuplakë nevrike.Ishte tjetër botë. Por mua cdo mëngjes më zinte një mall i paparë për botën time. Atje kishte filluar të flitej për mua. Më thoshte imë më në telefon: Që jetoja me një Italian, që kishte shumë para, që më mbante time bijë, etj etj. Ah harrova një detaj: Që e kisha”rregulluar jetën për qejf” Këndvështrim provincial dhe ballkanik njëherësh. Ulja kokën dhe më pas thoja me vete: E cfarë ndryshoi në jetën time e gjitha kjo?! Ia kisha inatin atyre njerëzve dhe atij mentaliteti që ma lanë time bijë pa baba dhe mua pa tim shoq. Por duhej të largoja ndjesinë e retrospektivës që më linte pa frymë… Franceska ishte aty. Më shikonte në sy. Them se ajo ishte e zonja të kuptonte gjithcka. Nuk më pyeti kurrë! Dhe as nuk iu rrëfeva kurrë. Por temat e bisedave tona u bënë harmonike dhe mjaft të shpeshta. Ne bisedonim mbi jetën, familjen, dashurinë… Ajnën. Pas rreth tri vitesh shikimi i saj kur fliste për të bëhej rrëzëllitës. Kisha filluar të mendoja se ajo e donte vërtet. Paguante për kopshtin e vajzës dhe i kishte rregulluar në një nga ambjentet e vilës dhomën më të bukur. Tashmë ishte princesha! Në këtë kohë në shtëpinë tonë vjen edhe motra e Franceskës, e cila iu bashkëngjit në jetesë së motrës. U kishte pëlqyer shoqëria ime. Jo vetëm kaq. Kujdeseshin që unë të mos bëja një jetë të mbyllur. Më mbanin vajzën që ndonjëherë të dilja mbrëmjeve dhe një natë ftuan për darkë mjekun e familjes , një beqar i divorcuar, enkas për mua. Dhe nuk u shkoi mundimi kot. Shikimi i Antonios mbeti te unë. U bëmë shpejt miq. Më pas jetesa jonë kaloi në një bashkëjetesë, me kujdesin që Ajna ta merrte vesh dalngadalë lidhjen dhe mënyrën tonë të jetesës. Kaluan mbi tetë vjet dhe unë kisha filluar të ktheja sytë nga Shqipëria ime. Kisha bërë aq para sa të bjija një shtëpi dhe një dyqan. Dhe nuk ngurova . Në rastin më të parë i bëra të miat. Fillova të shkoj për pushime dhe të shijoj distancën dhe kthimet. Isha bërë e pavarur. Punoja, ikja- vija dhe askush nuk vendoste më për mua. Sa herë që kthehesha te puna ime e përditshme, lutesha për Franceskën që më kishte ndryshuar natyrshëm jetën. E ndërsa unë bëja këtë rit , ajo plakej. Megjithëse ishte 83 vjec, mbahej fort. Vitet e para e mendoja shpesh vdekjen e saj. Tanimë kisha harruar. Kisha filluar të mendoja se nuk kishte më vdekje për të. Por ajo ishte bërë më e heshtur. Ditët e saj tashmë ishin më të pjekura dhë më të gjata. Në një nga këto ditë, më thirri papritur dhe po më vështronte. Donte të thoshte dicka por pamundësia qe më e madhe. I vura dorën te balli dhe ndjeva ftohtësi si kurrë më parë. S’di pse nuk munda të mbaja lotët. Por duke qeshur. Ajo më pa dhe më mori dorën time te të sajat dhe foli me ultësi: Bukuroshja ime… anoi kokën dhe kaq ishte.
Franceska mbylli sytë ditën e 7 korrikut.
Atë ditë i hipa makinës dhe ecja pa ditur se ku do të ndalesha. Duheshin dy ditë për ritualin e lamtumirës. Pas kësaj unë humba ritmin e fituar prej vitesh. Nuk kisha motivin e zgjimit në mëngjes, angazhimin, merakun e përditshëm dhe as shpejtësinë me të cilën i lëvizja gjërat. Por nuk kisha më frikë nga asgjë.
Kisha fituar një asistencë dhe një pjesë nga pasuria e Franceskës.
Bukuroshja ime…!M’u kujtuan fjalët e saj të fundit. Sa vite bëhen sot? Plot 14 vjet dhe nuk mbaj mend që dikush të më ketë thënë me aq dashuri sa ajo grua. Nuk mund të vija rrotull në atë vend aq lehtë pas ikjes së Franceskës. Kështu vendosa të vij disa ditë pranë detit. Të shihja nga isha nisur. Por Ajnën nuk e mora me vete. Jo këtë herë. Ajo sapo mbushi 15 vite. Dhe ishte bukuroshja ime!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s