Poezi nga Gentjan Banaj
AKORDE NË VETËN PARË, MINOR
kitarat bien mbi heshtje.
heshtja tingëllon shigjeta
që shkojnë si metrote e mesnatës
në errësirë.
sa shumë vaje e gota derdhen mbi hon
ku bie një kitarë e vetmuar
sa një kraharor.
kaq shumë arsye për t`i shkundur telat !
kaq shumë meditime për një këngë të shkruar
që rend të të kujtojë dhe sytë, dhe ikjen dhe trishtimin?!
………………………
sa një kraharor përngjet kitara !
…………..
……………..
kaq…
troku i territ mban ritmin e vetmisë
dhe mbrëmja bëhet tjetër kohë
ku gjithcka që ti kujton
është një copëz e jotja e mbetur pa zë dhe imazh.
heshtja nën hënë nxin sa një hon
akorde që vec pasthirma për ty më thone
shume kitara
prehen mbi akorde që nuk u luajtën kurrë
kitara vetmitare me jehonë mërzie
mbi sytë e mbushur me yje të shuar
rrugëve të mesantës ku zoti nuk ezkiston.
luan tek unë një serenatë…
një kitarë e vetmuar;