Kalendari poetik: Ramiro de Maeztu (1875-1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Ramiro de Maeztu (1875-1936)

Poet, shkrimtar dhe diplomat spanjoll, u lind më 4 maj 1875, i përkiste rrymës letrare që u quajt “brezi ’98”. I brumosur me ndjenja të forta kombtare dhe katolike, duke qënë dhe një nga krerët e organizatës “Bashkimi Monarkist Spanjoll”, deklaroi haptaz qëndrimin e tij kundër shpalljes së Republikës nga komunistët në Spanjë qysh në vitin 1931; ata nuk ia falën kurrë. Me të filluar lufta civile atje, banditët komunistë e arrestuan në korrik të vitit ’36 dhe e mbyllën në një burg të Madridit. E pushkatuan pa gjyq (!) bashkë me filozofin Ramiro Ledesma Ramos. Mbetën lapidare fjalët e Poetit para pushkatimit më 29 tetor 1936: “Ju nuk e dini përse po më vrisni, por unë e di përse po vdes: që bijtë tuaj të jenë më të mirë nga ju!”
Ishte vështirë të gjeje poezi prej Tij në web: gjen prej poetit komunist Lorca në të gjitha gjuhët e botës; nga de Maeztu dhe José María Hinojosa (edhe ky poet i pushkatuar nga komunistët) është vështirë edhe në spanjisht; gjithsesi arrita të sjell diçka nga poeti spanjoll për miqtë e mi:

TOKA AMTARE
Ramiro de Maeztu

U thuaj që të doja,
E njihja qershinë që prillit lulëzon
Dhe fërfëllizën që mbrrin brigjet tanë
Nga çdo kahje që busulla tregon.

Veç kurrë s’kuptova mizorinë
Më të cilën zemrat e njerëzve të tu shtyp;
Vrer u jep kur ujë kërkojnë
Dhe bukë të mykur në hapshin gojë.

U thuaj që të doja.
Sa herë eca ndër ëndrra në vendet ku u rrita
Me mall të pashuar edhe për dimrat
Ashtu si fëmijët rriten ndërsa muajt shkojnë.

Dalngadalë pas botës u dhashë, më kot,
Kur u përpoqa të të harroja.
Veç, pa kurrfarë dobie. Por thuaju
Që të doja, nënë, të doja.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s