GJASHTË FAKTE QË MË TRISHTOJNË / Nga: Mark Simoni

GJASHTË FAKTE QË MË TRISHTOJNË
Nga: Mark Simoni

Nuk ka qenë më shumë se 19 vjeç, kur mbasi nuk shkoi dot në shkollë të lartë, Ndoc Gjetja u dergua në zonën më të thellë të Lezhës, në Kalivaç, si punonjës i një vatre të vogël kulture. I vetmuar me vetminë e tij, dhe me dëshirën e madhe për të lexuar e ditur, ndër të tjera nisi të mësojë dhe gjermanishten. E cila më vonë iu bë dhe shkaku që jo vetëm të pushohej nga puna, por dhe t’i krijohej një situatë frikësuese që e ka terrorizuar jo pak poetin. “Ka qenë ndoshta përiudha më e vështirë shpirtërore e imja”, më pati thënë një herë për atë periudhë.
Mbi një biqikletë të vjetër e rrangalle, shkonte çdo mëngjes me mundim për në punishtën e xunkthave të Shkodrës, përkthyesi më i mirë i “Iliadës” dhe “Odisesë” Gjon Shllaku, i cili në njërën nga paditë që iu bë, kur ra në burg, qe: “…lexon libra të huaj”.
Luigj Ljarja, ish mësues i vjetër i gjimnazit, i thyer në moshë dhe i pamundur, u mbajt në këmbë nën akuzë, në një mbledhje të gjatë diskretituese, vetëm sepse u jepte mësime frëngjisht disa nxënësve.
Me Moikom Zeqon dhe një gazetar kemi vizituar disa herë shtëpinë e Pashko Gjeçit, patjetër dantisti më i madh shqiptar. E pyeta se cilën prej pjesëve të triologjisë së Dantes mendonte se e kishte përkthyer më mirë. “Ferrin, më tha, se ferrin e kisha provuar”. Pati qenë në burg, se i kishin gjetur libra të vjetër latinisht të ndaluar.
Alma P. një shoqe e imja e gjimnazit, (që pati ardhur nga Berati për të bërë dy vite në Lezhë), më ka mundësuar të takoj Vexhi Buharanë, përkthyesin e mrekullueshëm të letërsisë perse dhe osmanishtes, i cili pas shumë e shumë viteve burg për propogandë të ndaluar, krejt i rrënuar e i cfilitur, priste biletat e berberhanës.
Të gjitha këto mu kujtuan sot, kur në shtypin e dites lexova për një ngjarje të bujshme të viteve 1988, ku për këtë ngjarje qe arrestuar dhe një vajzë 20 vjeçare. Në dosjen e saj ishte dhe ky shënim, që patjetër ka ndikuar në peshën e dënimit: “Xhulieta ka manifestuar shfaqje negative, duke ndjekur një kurs privatisht për mësimin e gjuhës angleze”. (Gazeta “Panorama”, datë 27 maj 2019, faqe 19)
Filozofi i madh Emanuel Kant tek vepra e tij “Kritika e gjykimit” ka termin “I mallkuar prej diturive”.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s