Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

***

Një zogth qëndroi mbi pullazin tim
e më çukit trishtimin në sy,
trishtimin e mallit për ty…

 

***

Kam një dëshirë të luaj me ty,
si luanim me kukullat të vegjël.
Të të vë në gjumë, të të vesh,
të të tund, të bëj të ecësh
brenda asaj kutisë së sajuar si shtëpi.
Dhe gjithë dialogun, zhvillimin e ngjarjeve
ta bëj me mëndje…

Kukulla bën vetëm veprimet pa e ditur pse.
Ajo nuk e di që në ato lëvizje
shkrihet një botë e tërë ëndrrash,
një botë e tërë imazhesh,
sesi duhet të jetë shtëpia, ngrohtësia,
dashuria, pasioni dhe gjithë limitet qarkuese.

Ecën kukulla ime me imazhin tënd
dhe unë sajoj kutinë në mëndjen time,
për të të mbajtuar aty përgjithnji,
ty kukullën e pasionit tim të çmendur,
ty kukullën e paqes time…

 

***

Jam gjallë.
Ulur në kafen e zakonshme,
përcjellë arkmorte misionarësh
dhe arkmorte të gjallësh.

Teksa mundohem të ndaj të gjallët nga të vdekurit,
para meje parakalon një bandë muzikore
me trompa e lodra, veshur me uniforma.
Data 11 Maj i ndërmend vetes.
Çfarë feste të jetë sot,
ajo e dëshmorëve nuk ka pak që kaloi?!

Sa nis luftën me kujtesën,
shoh kalvarin e njerëzve, që ecin kokëulur pas bandës,
duke mbartur mbi supe një arkmort ngjyrë arre në mjaltë,
me tantellat e bardha që i binin buzëve,
si e vetmja lidhje me atë që sapo u kthye në ish,
ose me këtë të tashme meit
ose me një dikur në të ardhmen e afërt
pak pas varrimit…

Ngrihem në këmbë
në shenjë nderimi të këtij të panjohuri,
pres…që ai të mbaroj xhiron e fundit mbi këtë botë.
Ah! M’u nxi kjo ditë si kafja,
nga rradhë të gjata arkmortesh.
Nën zë… falenderoj zotin që jam ende gjallë!

P.s. Dy herë flamuri gjysëm shtizë… por më duket se ai flamur ka një kohë të gjatë që rri i përkulur… Misionarët e paqes u prehshin në parajsë! Zoti i mëshiroftë!
Por, dëshmorë të atdheut janë të gjithë ata, që përpiqen çdo ditë me shpirt ndër dhëmb, për të jetuar dhe për të mos e braktisur këtë vend, që duan ta shfarosin! Dëshmore e atdheut është edhe ajo nëna që humbi jetën në aksident, pasi nuk kishte ikur ende, por vazhdonte të ecte në rrugët e këtij sistemi që quajmë atdhe, i cili ka zhvleftësuar jetën, ligjin, vlerat. Kështu jemi të gjithë dëshmorë nga pak, që vdesim përditë nga pak, që ulim flamurin çdo ditë nga pak….
Ky vend ka nevojë për dashuri dhe veprim… ka nevojë të jemi bashkë për të prishur njëherë e mirë këtë sistem vetëvrasës tash 30 vjet… Ky vend ka nevojë për jetë, jo për dëshmorë….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s