Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

EVA

Unë jam Eva,
ferri e parajsa,
sfiduesja,
bisha,
anmikja e grave tjera.
Jam e çmenduna,
e marra edhe besnikja,
murlani e stuhija,
jam hija,
e malit,
e shkambit,
e lisit edhe ahit.
Jam preja
e syve t’tu,
robnesha e tinzarit,
jam kafsha ma e egër
për gojën e udhëtarit.
E n’terrin ma t’thellë
diçka qi frig vetmia
jam Eva i dashtun,
Skllave e kambve t’mia.

MUZHIKËT

 

***

Jam grueja e zgjueme,
përbahem prej hinit të fëmijëve që s’linda.
Eci zdathë andrrash.
Tash para shekujve jam vetja.

Hejjj ju që më shihni e s’më njihni,
kordat vokale përcjellin thirrmën e mija grave,
për me i thye mendjet e ngurta
tue ça zinxhiret qysh në zanafillë.

Jam grueja e zgjueme,
që ferrit të përditshëm, i veshë parajsën.

 

***

Kjo dashni si guri në qafë,
e mprehtë
teh thike,
e mshehtë, e hollë,
e rrëmbyeshme 
si përroi i thatë
kur digjet.
Kjo dashni e marrë
e urtë,
e bekueme
e djalltë
e mallkueme.
M’asht njeshë
bordurave të shpirtit
e më jeton,
më vret,
më helmon
më vetmon.

Dhe po këtë dashni
kam veshë prej krejet
te kambët,
pa bza , pa heshtë
e bardhë nën vello të zezë,
për me u dënu
a më u djeg , mbi turrën e kësaj jete,
mëkatnore
a thjesht shejtnesh
që s’mujt me dashtë tjetër
veç ty,
o thalp
o sy,
o frymë
o buzë
Ty mor…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s