Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

MOS U PUTH PA U DASHURUAR!

Po të dërgoj urime me dritë malli në sy!
Hapësira e një çasti e nxë dashurinë tonë,
“mos u puth pa u dashuruar”
gjallë jemi,
do flasim sa të kemi frymë!

I dashur, mos u çudit
poeti nuk vë kurorë!
Ndoshta të dukem shumë e guximshme,
por ta dish, jam frikacake e madhe,
që s’besoj të ketë të dytë!

Unë ta ndjej shpirtin, jeni i brishtë
plotë ndjenja
kemi vërtetë nevojë për pakë ajër…
ndodh, tamam si tek poezia tënd!

Dhe unë
kam dëshirë të kem një njeri
të më dëgjoj me zemër,
mos ta ketë mendjen tek resurset e mia femërore.

Dua të jesh një mik i mirë i zemrës,
po u bëmë të tillë…
duart dhe buzët zgjaten vetvetiu
atje ku ndjen zemra!

Nga ditari i viteve të shkuara në prag të ditë lindjes!
11 Qershor 2012

 

JETOJ NË NJË QYTET SFERIK
Ose – Qyteti Absurd

Çdo mëngjes trokas në derën e qytetit sferik…
Aty gjej njeriun me fytyrë pa emër
brenda mjegullës, të lodhur si hije guri
frikësohet e dhemb heshtja!

Shpresa është e sertë, të gjithë njësojë qajnë
lumenjtë rrjedhin e derdhen
brenda shtratit të tyre sferik.

Në mjediset e sferës jeta të lodhë,
mes frymëmarrjes së rendë, nga pesha e mjegullës
kungohen vajzat pa u bërë ‘’nuse’’
gjithkush shet e blen emrin
të rrudhosur kacavirren
jetojnë brenda fajit sferik…

Në qytetin absurd…
kur bie nata e kambanat kumbojnë
njerëz si kuaj të bukur nën rrapet e vjetër
me lehtësi ndërrojnë ngjyrë
dhe vajzëria të mallëngjyera nga ngjyra e verdhë nuk guxojnë
t’u dërgojnë letër malli djemve emigruar!

4 Korrik 2013, Athinë
Nga Vëllimi poetik “Lumenjtë janë të vjetër”
A.Gjata

 

LETRA E ËNDRRËS

….Ndjej fëshfërimën e pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me letrën
që i dërgova mbrëmë në ëndërr.

Rrobat i ka të bardha,
feksin në ngjyrën e luleve
me gjinjtë si dy pëllumba të porsa fluturuar.

Është e bukur, lindur brenda meje,
si pemë stine ngarkuar…

E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e ëndrrës time!
Nuk Pata Kohë të Qaja!
Me zërin e vjeshtës erdha tek ty
kur era valviste gjethe.

Unë jepja e merrja me buzët e tua,
kur t’i putha ata sy
nuk pata kohë të qaja,
se m’i thave lotët me puthje!

Qava me ngashërim
kur era…
të zhveshi lakuriq,
të bënim dashuri..

Qershor 2011

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s