Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Eshtë vonë tani!

Ja!
Kështu të trokiti,
pa të pyetur, 
pleqëria…
Me pak rudha fillimisht,
përmbi gushë.
Kolona kremi theu,
ku si në hon,
varej rinia.
Vetëm zemrën të la,
diegnajave prush!
Dhe ti…
tek përkundesh tani,
këngëgjëmës,
malluar
Me imazhin e një foshnjeje,
që brenda teje, s’u ngjiz…
Një ninullë, varrur buzësh,
mbet’ pakënduar!
Një ninullë, që djeg zemër
dhe buzë!

 

Qetësi!…

Kish kohë që dallëndyshet,
e kishin lënë folenë…
Ne fëmijët e dikurshëm, 
u rritëm e burra tashmë,
rrugët e botës, pa kthim, kishim marrë,
me mallkimin e emigrantit:
‘’mos u kthefshi më!’’
Në kopshtin e shtëpisë,
vetmitare, të shkretë
një lisharës, ende varrur ka mbetur…
dhe s’flet
nuk bëzan, s’thotë një fjalë!
As me erën, as me qiellin dhe retë
veç hesht, në kohëvarrje dhe pret…
ndoshta… ndoshta, fëmijët tanë!
Qetësi… e lumnuar, qetësi!….
Do të vijë vall një ditë e si dallëndyshet,
sërish të mund të kthemi, në shtëpi?!…

 

“Baronesha”…

Që doli prej banjës, kjo nuk diskutohet!
Por prej cilës banjë? M’a thotë kush këtë!
S’është kuriozitet. Kjo lehtë vërtetohet… 
Por, për faktin e thjeshtë, se as banjë, nuk ka një.
Baronesha – popull, që për popull, “flijohet!”

Shpatëroi, zullmuqaria, zullumet të fshehë
Rrjepnajën mbi popull, që kaq shumë e “do”.
Ah edhe t’ju flisja, shumë gjatë, sa kam qejf…
Por, do t’a le të flasë, sërish, vetëm, Kjo!
Baronesha – popull, zëgrifsha e mefshtë!

Sa i dhimbsen fëmijtë! Natyrisht, qëlloi nënë
Sa i dhibset vendi… Ky popull ëndërrvrarë…
Besomëni, ju kujton… për çdo dite të Hënë
Madje agjëron… Nuk ha bukë, por havjar.
Baronesha – popull! Hënëplota, e ngrënë!

 

Ti

Ti,
bart ecjes tënde,
një tis të hollë mjegulle…
Apo,
sytë e mi,
të shohin ashtu?!
Aureolë drite ,
të vesh trupin,
si karma!…
Mbirë shpirtit tim,
më je lule,
këtu!…
Bistak rrushi varrur,
në degë ,
të një pjergulle!

Ti bart
kaq finesë,
përgjatë ecjes
nazike!…
Nuk janë sytë e mi,
që bëjnë,
sharmin tënd!
Nuk janë
sytë e mi,
gremçuar në hire.
As mendja
nuk është,
e mbetur pa mend.
Eshtë lulja
gjithëmbirë,
q’i bën çastet,
magjike!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s