E DJELA E LUTJEVE… ( Para dhe pasthënia e lutjeve të mia) / Cikël poetik nga Iliriana Sulkuqi

E DJELA E LUTJEVE…
( Para dhe pasthënia e lutjeve të mia)

 

DASHURI

Meqenëse për ty 
s’mund të bëj asgjë tjetër-
Po vishem me membranën e LUTJES,
për të të trashëguar
te të gjitha JETËT…

 

PASHË NJË ËNDËRR …

Pashë një ëndërr
sikur i shkova pranë
një dashurie të vdekur…
I “trokita” lehtë me pik-pika lotësh
mbi mermerin e zverdhur….

Pashë një ëndërr…,
ku ndjeva të më digjte
mëkati i harresës
dhe s’ma fali i “mermerti”
lotin e dënesës…

Pashë një ëndërr…
që më hoqi zvarrë…
dhe mbeta si asgjëja –
pa dashuri të gjallë…,
pa dashuri të vdekur…,
pa varr,
pa shtratin e ëndrrave…

 

 KISHA HARRUAR…

Kisha harruar
ta zgjoja veten nga përgjumja fëminore,
që nga shekulli kur ime gjyshe
më ndillte pranë vatrës princin e kaltër…
Ma rriti fëmijërinë para kohe
duke më “yshtur” dashurinë
për gjithë botën…

Se ç’m’u zgjua
kjo vatër kujtese,
tashmë si legjendë…
( kanë thënë para meje
se në moshën e gjysheve,
fëmijëria ka datën e djeshme…)

Vetëm një përrallëz
s’ma rrëfeu gjyshja ime e ndjerë-
Atë, të vërtetën e së vërtetës –
Princërit dhe yjet
kanë shkëlqim të rremë…

Iliriana- I diela e lutjeve …
Brooklyn, NY, 9 qershor 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s