Poezi nga Xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

MËNGJESI, KUR NGRIHEM

Nuk harroj të përshëndes pëllumbat
e qoshes së shtëpisë dhe ata gugunë e tyre rrisin.

Trëndafilat janë hapur sot dhe më mirë
Dhe e di që sytë e tyre nguliten mbi sytë e mi.

Mëngjesi as që do të vinte këtu për mua,
Po të mos hidhja metafora të dritave larg.

Po të mos mbështillja secilin varg
Me një zjarr që mua dua të më përvëlojë
Hapur e qartë.

 

NUK DI SI TË TË THEM

Nuk di vërtet si të nxjerr fjalë ndryshe,
As si të drejtoj ndryshe përshëndetje, mesazhe,
As si të krijoj fërkime, interferencë, dyzime.
Kam kaq shumë shpresë, 
Shpresë shpresash të të gjithëve,
Sa pa ato nuk do të mund të rrinte në këmbë
Dot as ky qytet.

 

PUTHJEN PËRVËLUESE DUA!

Akoma nuk e kuptoj që trokas në portën tënde,
edhe hedh këmbën mbi prag, kap dorezën, portën hap.

Akoma prek flokët me duar, zë gjoksin, nuk di ku të lë
këto duar, si më zënë hapësirë e pengesë i kam.

Të qe në vend timin perëndia, do të falte? Do të ikte?
E di që po ra shi, po ra bore, po qe dita më e bukur,

kjo ngjet, sepse, si këtë lulë, nuk takova kund tjetër,
për shkak se pjesë deti jeton në buzëqeshjen që ti ke.

Akoma nuk e kuptoj pse tingëllon si çast lufte
rënia e një gjethi të një dege mbi këpuckën tënde.

Më pëlqen që shumë veta vërsulen mbi valë lumi,
por unë nga uji hidhem mbi një re jonesh në lëvizje
e puthja përvëluese dua shtatë jetë të më tret.

 

ROBËRESHË E PËRJETSHME

Në këtë mëngjes më dërgove
Melodinë më të bukur për ty
Zgjuar plot hare përmes zërit të bilbilit
Një gotë mjaltë që mbante aromë buzësh
Dhe një tufë lule pranvere gjithë aromë
Përzier me aromën e trupit tënd
Nga gjumi më zgjoi kënga e bilbilit
Dhe aroma e luleve ngjyra plot
Te njëra lule shihja buzëqeshjen tënde
Te tjerat sytë tu sikur me shikojnë
Me sytë e bukur të luleve
Nën gotën e mjaltit
Një copë letër me pak fjalë
Zgjohu e lumtur sot princesha ime
Sot është një ditë e re,
ndryshe nga të tjerat
Puthjet t’i dërgoj përmes rrezes së diellit,
Bashkë me ngrohtësinë e përqafimit
Pa dashje seç më ranë ca pika lot
Por ishin lot gëzimi
S’e kisha qenë në ëndërr
Dhe brenda ëndrrës hyra dhe mbeta
Robëreshë e përjetshme e shpresës

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s