Shtëpia Botuese “Ada” publikon librin “Kronikë e dënimit me vdekje” të autores Lume Beqo Plaku

Shtëpia Botuese “Ada” publikon librin “Kronikë e dënimit me vdekje” të autores Lume Beqo Plaku

Lume Beqo Plaku
Kronikë e dënimit me vdekje
Redaktor: BARDHYL MALIQI
Kopertina: vet autorja

© Lume Beqo Plaku

ISBN: 978-9928-296-31-3

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”
Ribotim, 2019

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë qershor 2019

 

Lume Beqo Plaku

Për të prezantuar vet autoren Lume Beqo Plaku dhe librin e saj, mendova të shkëpus një bisedë nga E-Mail, që ajo vetë shkruan…

“Fatkeqësisht, nga vendi im i lindjes, jo me dashjen time, u largova kur isha 10-11 vjeçe. Edhe pse e vogël kam një magazinë të madhe me kujtime, që ndoshta
dikujt mund t’i duken vogëlsira, për mua janë të shenjta, të bukura, të rralla.
Më besoni! Kujtimet në trurin dhe zemrën time për atë vend, Konispolin, kanë ngelur sikur jam ende fëmijë 10 vjeç. Ju, që keni ngelur atje, nuk mund ta imagjinoni
dhimbjen e madhe, që i provokohet një personi, që i xhvatën me forcë ëmbëlsitë e jetës dhe ju ndalua të kthehet ta shikojë e të paktën të nxjerrë mallin. Jam e kënaqur, që m’u krijua mundësia të lidhemi nëpërmjet internetit, sepse edhe pse kam kaluar një jetë të ngjeshur me vështirësi, përplasje, të rrëzuara e të ngritura, emri i babajt tuaj, mësuesit të klasës së parë Ali Maliqit, nuk u shua prej memories sime. Tjetër nuk di asgjë për ju, ashtu si dhe për gjithë Konispolin. Im vëlla, më i madh se unë, dhe që ka pasur raste mbas 91-shit, të vinte në vendin tonë të lindjes , dje më tha për të ndjerin babain tënd këto fjalë: “Ishte një nga burrat e ndershëm të Konispolit, që e tregonte realitetin ashtu siç ishte, siomos për familjet tona”. U kënaqa jashtë mase, sepse dëshiroja që kujtimin tim për mësuesin, ta mbaja ashtu të bukur siç e kisha, kur isha e vogël. Prej kohësh e kisha në zemër të shkruaja një libër për të shtrenjtin tim baba, të pushkatuar. Sigurisht, nuk mund të shkruaja vetëm për të, sepse paralel me jetën e tij ishte gjithë trungu familjar, vllazëria e tij, gati gjithë fisi, nana jonë e ne fëmijët. Mbas shumë kontrollesh, rikthimesh, korigjimesh, tani mendoj që librit i ka ardhur koha të zejë këmbët të redaktohet, të botohet e të dalë në qarkullim. Unë ndoshta jam zgjeruar për gjithë familjarët edhe fisin, por qëllimi im është BABAI. Kam dashur të nxjerr në pah personin e tij, vlerat e tij e dënimin e pa merituar, me poshtërsi e intriga si bëheshin atëhere e për këtë nuk dëshiroj të ndryshohet asnjë gjë nga ç’kam shkruar, sepse të gjitha janë të vërteta e për çdo pjesëz më dhëmb zemra. Me saktë mund te formuloj që… “Në këtë libër janë zhdërvjellur në çdo gërmë e fjalë, pjesë kujtimesh të vërteta, të gjalla, të rëndësishme të miat, të familjes dhe racës time. Shkova larg, në dhjetë vite te para të fëmijërisë e mora me kujdes mos t’i prishja, të vetmet kujtime të bukura të mijat, për t’i përdorur si melhem, si zbukurim të gjurmëve lënë prej shumë vija helmesh, që livadhisnin në brazdat e jetës time. Ato helme, si të gjithe familjarët edhe unë i ndjeva shumë, më dërrmonin, më sëmurnin, por fal natyrës time pozitive, i ktheva në eksperiencë, në përgatitje për çdo të re, që do të më vinte.Kjo mënyrë përballimi më dha forcën qe edhe në furtunat më të mëdha të rezistoja e të qendroja gjithmonë në këmbë, e veshur me petkun, që të gjithë e dëshirojnë, Petkun e Dinjitetit. Vetëm një helm, një goditje e fortë ka bërë në qenien time, efektin e madh, që të ndejhem fëmijë në çdo hap të jetës e deri tani në pleqëri. Kjo është trubullira e ndjenjës së dashurisë, mungesës së babait gjatë gjithë jetës, përzier me revoltën e padrejtësisë, që u veprua karshi tij dhe shuarja e ëndrrës së një pritjeje të gjatë, se ndoshta një ditë do të gjenim të paktën eshtrat e tij e ta vendosnim në një varr, ku do prehej si gjithë njerëzia.” Me mendje kam programuar të vij të promovoj librat e mia edhe në anët tona. Që kur ika në 60-tën nuk kam ardhur më andej dhe e kam dëshirën e madhe, si një etje në mes Saharasë“.
Libri i autores Lume BeqoPlaku ka ndejsi, informacion, humanizëm, detaje artistike mbresëlënëse, si dhe shkundje për të vonuarit në kohë, që ende nuk kanë kuptuar, apo janë të pa ditur për të vërtetat. Mbase nga të gjitha ato që shkruhen në librin e saj për të atin, Beqon në veçanti dhe familjen e fisin Plakaj në tërësi, në dialogët e mi me autoren, nëpër emaile e mesazhe, në bisedat telefonike, mendimi më i sintetizuar, i përbashkët, akumulues, inspirues dhe reflektiv është pikërisht kjo foto e përzgjedhur aq mirë. Aty janë portreti i babait të saj Beqo Plakut, që ka mbetur i gjallë në kujtesën e saj qysh nga fëmijëria, biseda e dhimbshme me të në gjallje dhe në mungesë, mesazhi i figurshëm i një prej nëntitujve të librit “Të dalësh në dritë, Baba” dhe dashuria njerëzore prind – fëmijë, por tani me një rend të përmbysur, ku Lumturia është në rolin e nënës e i ati ose më sakt portreti i tij në përkëdheljen e gishtave të dorës së saj në rolin e fëmijës. Në këtë fotografi të mrekullueshme dhe kuptimplote spikatin nostalgjia për ato pak vite të bukura që kaluan së bashku, që shndrijnë si meteor në kujtesën e saj emocionale, keqardhja e thellë për fatin e mbrapshtë, brenga e madhe e humbjes së babait, urrejtja për ata që e vranë dhe e lanë pa varr, malli dhe meraku i paskaj, sumbulla e lotit, përkëdhelja e dorës mbi xhamin e portretit si një puthje e përmalluar dhe ofshama shpirtërore: “Të dalësh në dritë, Baba!”

 

Bardhyl MALIQI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s