Poezi nga Tefta Sala

Poezi nga Tefta Sala

 

***

Jam aty ku makthi ulëret
e dhimbja ul kokën,
si fajtore e pashpresë.
Ndjej dhimbje, por unë qesh,
sepse ajo tek unë kurrë s’mund
të jetë mbretëreshë.

 

***

Ti dëshiron të më duash në heshtje
sikur deti valën e tij të kaltër,
kur perëndimi e merr në krahë.
Unë të dua në çdo kohë,
nuk i druhem rrezikut që
më kanoset si kasapi
presë së tij të radhës.
Ti gjithnjë më lakmon
në heshtje,
si nata hënën e saj të plotë.
Nuk më rrethon me krahë,
kur mendja ime fluturon.
Me deh me buzë,
më pas më shpie në parajsë.
Gjithmonë më ke ngulitur
sytë për të më treguar
etjen tënde për një tjetër betejë.
Kam mbyllur sytë,
Ah ! Vetëm për të humbur me ty!

 

***

Ti !
Nënqeshja ime e pakuptuar,
që buzëqesh vetëm një herë
ashtu vjedhurazi e pazbuluar.

Ti!
Trishtimi im i pakontrolluar,
që vyshk sytë e përhumbur
diku në një ishull të pabanuar.

Ti !
Gëzhoja e vjetër e pikëllimit,
ngrihu dhe bëhu notë shprese,
pentagramit që luan valsin blu të Danubit!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s