PORTRETI / Shkëputur nga libri “KUTIA E VOGËL ME PAPARUN” të autorit Edmond Llaçi

PORTRETI

 

Tregim nga Edmond Llaçi

Atë vit shkollor, në klasë kisha zënë vend në rrjeshtin e mesit, në bangon e parafundit, nga e djathta. Kishim matematikë. Mendimi më kishte fluturuar jashtë klase. S’mbaj mend se ç’më ishte shfaqur para syve, por nëpër mjergull, mund të kujtoj disa copëza…pyll i dendur me pemë të larta, lëvizje ritmike e degëve, e gjetheve, e trupave drunorë. Lëvizje e disa trupave të paqartë që afro-heshin drejt ekranit të syrit tim, nën ritmin e fyellit e të flautit. Ishin trupa femërorë e jo drunorë. Më erdhi për të qeshur për rimimin pa dashur femëror e jo drunor. Po, vërtet ishin trupa femërorë që vazhdonin të lëviznin ritmikisht para syve të mi. Trupa femërorë të ajthëm, që nën rritmin e lëvizjeve të tyre, përbrenda fustaneve të tejdukshëm zbulo-nin plot hir pjesëza epshndjellëse. M’u kujtua tablloja e piktorit të rilindjes italiane Boticelit, “La primavera.” Iu afrova më pranë vegimit-tabllo dhe, ashtu i turbulluar siç isha, e kapërxeva realen dhe rash në irealen. U ndodha mes tyre dhe po mundo-hesha të largoja atë mjergull, atë tis që më pengonte të shihja fytyrat e atyre trupave femërorë që po më qarkonin. Ishte e pabesueshme: fytyra tepër të ngjajshme, lëvizje të ndryshme duarsh, këmbësh, trupash e portrete të njëjta. Mos vallë është ajo që mendimi im e ndjek pas kudo që shkon?. Realja, ajo po më qartëson. Po, vërtet është portreti i saj. I asaj që ndodhet në klasë, përballë, në rrjeshtin e parë nga dera, dy tavolina përpara meje. Instiktivisht nxora nga xhepi i brendshëm i xhaketës portaminën dhe ashtu, nëpërmjet tij, në fletën e fundit të fletores fillova ta skicoj. Kishte profil të bukur. Maja e lapsit po e jipte me vërtetësi portretin e saj. Ja balli i sheshtë dhe hunda nazike me pak kurriz. Buzë e mollëza të kuqëremta e pak të dala. Sytë, sytë e saj, që sa herë mundohesha të shihja veten time në brendësi të tyre, ajo turbullohej. Po mundohesha që, nëpërmjet lapsit, të përqëndroja shikimin e syve siç e kishte zakon ajo t’i mbante dhe…ajo e kuptoi. U mbështet mirë në shpinoren e karrikes për të më treguar se mund të vazhdoja. S’më pëlqeu miratimi. Nuk do të desha ta vizatoja me dëshirën e saj, por lapsi vazhdoi punën e tij. Po dilte portreti i një vajze fshatarake tepër vulgare. Ajo bukuri që kisha shprehur pak më parë po humbiste. Një lëvizje lapsi dhe në buzë i doli një epsh i tërbuar. Dukej se kjo vajzë kishte nevojë për dashuri. Buzët e saja ishin të alarmuara dhe portreti m’u neverit. E lashë. S’e di përse nuk vazhdova më. U mundova t’i shihja e t’u shkoja pranë shtojzavalleve të mia, por më kot, realja më kishte mbërthyer dhe s’më lëshonte.
Shkëputur nga libri “KUTIA E VOGËL ME PAPARUN” të autorit Edmond Llaçi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s