MBRETI I SHAHUT / Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

MBRETI I SHAHUT

( Në luftë viktimat janë ushtarët, populli! Gjokset e tyre mbushen me plumba…. Titujt, gradat, dekoratat, kapitalet i mbajnë mbretërit sepse ligjet bëhen nga ata, për ata. Edhe kur humbin ata sërish mbeten mbretër. Mbretërit e ruajnë njeri-tjetrin, sipas parimit ezopian “Korbi-korbit s’ia nxjerrë sytë” )

Rri e mendoj mbi magjinë e trurit,
Të njeriut të mençëm nga Persia
Fushën e shahut ku vihen gurët
Gurët që ndeshen njëlloj si ushtria.

Ushtarët e vegjël kokërrumbullakë,
Holluar qafa nga rripi i helmetës
Hidhen të çmendur në zjarr e në flakë
Sapo dëgjojnë zërin e trompetës.

Mbreti hijerëndë në krah të Mbretëreshës,
Rrethuar nga oficerë e kuaj më shalë
Sundon me vrojtim fushën e betejës
Dhe jep kushtrimin “Në sulmë ushtarë!”

Ushtarët qëllojnë e vrasin njeri-tjetrin,
Në ndihmë u vijnë kuaj e oficerë
Plumbat e tyre s’arrijnë dot mbretërit
Strehuar në rrokadën e fortë bunker.

Sulmi ndizet furishëm, kur Mbretëresha,
Hidhet në zjarr për sakrificë sublime
Ngrihet morali i ushtarëve në rreshta
Kapen kundërshatrit rob e armatime.

Palës humbëse i mbeten të vrarë
Ushtarë, oficer deri dhe Mbretëresha
Mbreti qendron i heshtur si varr
Se mbretërve nuk u merret kurrë jeta.

Haraçin e luftës e paguajnë me kokë
Deri dhe Mbretëreshat me kurorë
Mbretërit, sado që ndezin një botë
As maja e gishtit s’u preket me dorë!

Eh, ju mbretër hijerëndë, mbretër,
Në fushën e shahur gjëmb s’keni marrë
Ndoshta njeriu do shpik një lojë tjetër
Që mbretër të tillë të varen në litarë.

Ripublikim “Mëkati i Botës”-1997

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s