Poezi nga Isuf S Hoxha

Poezi nga Isuf S Hoxha

 

Sërish çelin lulet

Luadhit vrapoja pas fluturave
ngjitesha degë me degë lisit
t’i puth cicërimat dallëndysheve
me vese mëngjesi lahesha
terem me rrezet e syve tu
një yll këputja e buzagaz
ngarendja ta stolis gërshetin
e tani…
me të përgjakura duar të pafajshme
mbledh copat e thyera të ëndrrës
me kërrabëzat e gjyshesh
t’i arnoj fustanin kujtesës
ta kaloj dimrin e zhgënjimit
në Pranverë sërish qelin lulet.

 

Fryjnë erëra të…

Në laborator dikush natën
Epruvetave ju ndërroi vendin
Shkencëtaret rrudhin supet
Ne s’marrim përgjegjësi
Nëse në vend të engjëjve
Vazhdojnë të rriten djaj…

 

***

Kalasë së zemrës sate
portën e dritaret lërja hapur
puthjet të ngjiten shkalleve
janë shumë me miliona
do bëjnë shumë zhurmë
si uji kur rreh gurët
si zogjtë kur fluturojnë
si rrezet kur puthin lulet
vendosi në tavolinën e dashurisë
aty t’i kesh në vazon e syrit
po s’bëhet nami
puthjet shijoji njëherë
nëse s’të pëlqejnë
pështyji.. pështyji
e shkeli me këmbë
po portën lërma hapur
mos të ta thyejnë
të rrahurat e zemrës sime.

 

Rrëmujë ç’po ndodh?!

Luanit i humbi krifsha
Elefantit baraspesha
Ketrit parashuta
Ma thanë
Edhe dhelprës skilia?!
Zogut cicërima
Gjelit ndjesia e kohës
Mjegullës grija
Bores bardhësia
Perëndimit të diellit e purpurta
Obobo ç’far po ndodh??
Lules aroma
Bjeshkës freskia
Detit kripa
Mjaltit ëmbëlsia
Po pse i mungonte
Buzëqeshja faqes!!
Bordelet mbeten thatë
Djallit djallëzia
Engjëllit krahët?!
Po këtë se prisja
Edhe politikanit
Ju kthye ndershmëria?
E poetit ç’far i duhej muza
Ku qeni se njeh të zotin
Në këtë rrëmujë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s