Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

 

Meditim për një çadër

E ngulur në rërë
Një çadër
Më afër ma bjen detin…

Me një uverturë të ëmbël
Me një logërimë
E përkund vetminë…

Matanë gardhit me lule
Mbi asfalt,
Vrapojnë instikte pa fat…
Dita hepohet e ja kris
S’dihet për ku me vrap…

Lëviz ajri e bën zhurmë
Në kolovajzën e mbështetur
Mbi shpinën e fëmijërisë sime.

Mbrëmja e djersitur
Me shkumë qumështi vjen,
Cegmën e ka në retinë
Kollitet e shtërzen.

Kollitet se s’di ç’të thotë
Para territ hutaq hutohet,
Ta trazojë vetminë time
Asesi nuk i lejohet!

 

***

Kajherë kam pas frikë prej lumtunisë,
kam hesht e kam lanë vedin me nie
eshtnat në trup t’u u dridh
Si thupra n’ujë,
e mos me i bërtit botës
Unë e di si asht lumtunia!
Pata frikë
nuk të kuptojnë,
thoni iku, lujti menç
asht ba skubël,
S’dinë ça thotë,
asgja nuk thash….
E pashë vedin t’u ec mbi ajër
e qiellin t’u e prekte me gishta t’dorës
pa u nie…
Veç unë e di!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s