Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

PËRPLASJESH

Mbi pentagram e ri
zbërtheva
kapitullin e dashurisë!
Mes tingujve
blatoja, si mesazhet
e puhizave
i gjeta…, në çdo rrëfim dhe
një mister.
Misteret e shpirtit
bluante
si ajsbergun… kripa
thellësive
e treste dhe i zbërthente
udhëtimet…?
Të çapitura dallgëve
mundohej
të më linte rrëfimet?
Dallgëve
na zbulonin, bregut
dhe unë?…
Lodhur në gjerësitë
e hapësirave
të lodhura dhe dehëse
rrënkimeve
në shtrirrje thellësish
linim…
fundosjeve? Shpresonim
mbi rikthime
në pasthirmat e shpirtit
na linin…!
Në plot besim ritmin
e puhizave dhe
energjitë e kursyera
mbi relakset
e përthyera mes dritës!
Shkëlqenin
dhe ndrisnin, përplasjeve
të dritës!
Lartësoja…, dijet?!
Vëzhguese
Ashtu si llojet e përplasjeve
në furin
e dallgëve shtrinin
hapin
e qetë, mposhtnin
dhe ajzbergun!
Ndiqja, mes dallgëve
tretur
mbi mëkate aty
ku deti
mbante fshehur…!
Thellësitë.
Ashtu mendonte dhe
detin
e zbukuronin, prekje
misteresh
në bukurinë e gjireve
të përkëdhelura
që nga krijimi i shtrirjeve
pa limite
në sistemet e përplasjve
erozionike
krijonin, ndarjet
e brigjeve dhe
valëve aty ku nisnin
dialogimet
dhe tingujt..? Edhe ato
i lante…
dallga!…Përballjeve
të shpirtit
më lëshohej me zërin
e dehur
të stuhive lodronte…!
Një pulëbardhë…?
Më linte dhe blinte temën
zbuluar
ma linte kur i dhuroja
dhe i afroja…!
Motivin… më të ri.

 

ANTITEZA

Bashkëudhëtare
të viteve
frymëmarrjet tona?…
Mbajnë
Humbjet, si mes protestave
në antitezat
e antitezave të fatit
çahen dhe
zbehen!… Të gjitha
çuditë!… …

 

MELODI

O ndjenjë!.. O melodi
e derdhur
shpirtit, zbërthyer
Lidhjeve na lë
ndërgjegjësime dhe
përceptime
Përshtypjesh në qendrën
e fenomeneve
mendore të kompozoj
dhe po krijon!
Pasaportën e psheretimave
nuk t’a analizoj
as të gjurmoj…!
Dhunti… talentit
të provokuar…?
Si mund ta çmoj si
mund të zboj
krizat, a kanë shterime
t’i korigjoj
as nuk të shtoj
gabimet…?! Me zgimet
e frymëmarrjeve të tua
përshtatur
mbi një ritmik ndjenjash!
Po lije
ëmbëlsinë, mes tingujve
në vlera
harmonie dhe mirëkuptimin
e gjej dhe e ndërtoj
si kompozim, të transformoj
o harmoni
e zbutjeve të ndezura
mbi iritime
mitologjike pa performanca
vërtetësie por
dhe teike muzës zbërthyer!
Shpirti, lodron. 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s