NATYRA VENDOS SHKAK PRINCIPAL / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
NATYRA VENDOS SHKAK PRINCIPAL
 
Iki në udhën që pjek standarte, ku më thurin kodin e skllavërisë
zë për gryke euforinë e humbjes që triumfon mbi thinjat e vetmisë.
Ja rrah llomotitjet,
i rjep lëkurët meit
nyjë i bëj
formoj përrenj rripë-rripë,
më pas i mbledh në rezervuar ku amfibët të mblidhen për qejf.
Do nisin madje përplasje duarsh të kujt sodit,
dhe t’ hapave hedhur në plane të kundërta.
Do jenë sigurisht spektatorë të denjë teatri;
teatër i pa parë ndonjëherë
me zëra si branko katërkëmbësh e ngjyrë mënxyrë…,
të jenë pjesmarrës të sforcos së metalit,
apo erë mes hapësirës së baltës shkelur e fjalës pa matur?
Kisha dëgjuar për to,
mendjen kisha shtriqur tek çuditë,
po aq sa dhe u kisha kthyer shpinën,
sa as që pashë si u ndodhën aq pranë;
Po kush ja dëftojë rrugën-mos vallë
manifaktura e pyetjeve t’mia që sa su bë martire,
apo macja laramane që pesticidi i përdorur e shporri nga kjo botë?
Apo…oh…, po ç’qënkam një disindente e të pakuptimtës,
që s’ u shihka mbi grimcat e pluhurit të parandjenjës
që Apokalis më vika në këtë çast jete.
Apo në këtë shkrirje të t’ kuqit të moshës mrekulli
e lëvizjes së atij
që krijon fatin e moralit final?
Në këtë përleshje të qetësisë me gabimin e marrë
natyra vendos shkak principal……….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s