Kalendari poetik: Eloy Sánchez Rosillo 24 qershor 1948 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Eloy Sánchez Rosillo

Kalendari poetik: Eloy Sánchez Rosillo 24 qershor 1948

Sot, më 24 qershor, mbush 71 vjeç poeti spanjoll. Në rininë e parë qe i dhënë pas poezisë së romantikut italian Giacomo Leopardi dhe studioi gjuhët romane pranë Universitetit të Filozofisë dhe Letërsisë në Murcia, që e përfundoi shkëlqyeshëm; atje filloi të jepte leksione si pedagog i letërsisë spanjolle. Fitues i shumë çmimeve për poezinë, ja një prej poezive të tij:

DASHURIA E PARË

Dal në ballkon dhe vështroj. Në ballkonin
e shtëpisë përballë dielli i qershorit
luan me jaseminet.
Një vajzë
më përshëndet që andej: ngre dorën,
më bën një shenjë, buzëqesh dhe është më i bukuri
shkëlqim i kësaj stine.
Minutat
sikur ndalojnë dhe shoh në qiell
më shumë dritë. Do të thoja
se një lloj magjie e rrallë kohën
ka ndaluar këtë mëngjez.
Mbyll sytë një çast,
kur i hap përsëri
asgjë s’ka mbetur: as shtëpia, as vajza,
as ballkoni me diell. Nga gjithë kjo
kanë kaluar tashmë njëzet vjet.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s