JETË / Poezi nga Tyran Prizren SPAHIU

Poezi nga Tyran Prizren SPAHIU
 
 
JETË
 
… mendon janë zhytur të gjitha anijet
jeta nuk ka dalje
mos u dorëzo, qetësinë kërko në brendësinë shpirtërore
në xhan do e ndien dritën
me urtësi, maturi ndjeke atë!
*
…shqetësuarit, frikësuarit, nevojtarit , mos derdh vrer
jetës nuk i dihet
ofro buzëqeshje, fjalë me vlerë…
…kuptova jetës lumturinë, moshës vlerën, nderit dyert u hapën
qe besimi
që kurorëzon respektin, virtytin, krenarinë, titullin njeriu i mirëseardhun…
*
…bezdis, intrigon, shpif, tenton të të turpëroj
vetëm buzëqeshu
atij i mungon, por ti qetësinë e shpirtit ke gjetur!
*
…aktron zgjuarësi, besnikëri, burrëri të sakatosur
largohu nga skena
shtegut të çiltërsisë hape portën o dijetarë…
…pangopurit, hakmarrësit, qenies djallëzor
mbylle hyrjen
stuhitë e ardhmërise do e godasin pamëshirë!
*
…në gjithësinë e pasur, je besim fortë
ndërgjegja nuk flen
virtyti ky sublim është i njeriut të sinqertë!
…sa vjen e bymohet vullneti fisnik në qenien tim
arrita të shkrihem
në botën Nur, shkëlqim, qetësi, përjetësi dritëzon!
*
…mësova filozofinë e frymës jetë-shkurtë
goja, veshi, syri
asgjë nuk ka parë, nuk flet, nuk dëgjon
je njeriu i virtytit më sublim, krijesë BUJAR i thjeshtë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s