Në gjurmët e një studimi avangard mbi trashëgiminë / Nga Fatmir Minguli

Në gjurmët e një studimi avangard mbi trashëgiminë

 

Nga Fatmir Minguli

 

 

Më mirë kritika të ashpra të një njeriu inteligjent se sa miratim nga turmat pa mend. –Johannes Kepler
Gjëja më e vështirë në botë është të shkruash në prozë të sinqertë dhe të ndershme për qeniet njerëzore. -Ernest Heminguej

Kish kohë që studjoja librin e Skënder Hushit, “Trashëgimia e gjinisë” libër i botuar nga ky autor i njohur për çështjet e pellazgëve, Atlantidës, perëndisë Thot, emrave pellazgo – ilir etj. Por duke mos guxuar të shprehesha për këtë libër tejet të specializuar në fushën e biologjisë, degë ku unë nuk kam shumë njohuri, e kisha thjeshtë lexuar por u bë shkak libri tjetër i po këtij autori “ Fati i keq “.
Ishte pikërisht një lidhje midis këtij libri të vogël dhe librit mbi trashëgiminë që më pruri mendime të reja për të reflektuar disi mbi tendencat avangarde të këtij autori krejt të veçantë që me botimet e tij paraprin në shumë probleme të vështira të shkencave historike shqiptare dhe më tej.
Libri “ Trashëgimia e gjinisë” është i ndërtuar mjeshtrisht në formën e pesëmbëdhjetë pyetjeve të cilat përbëjnë konceptualitetin e librit duke e lehtësuar lexuesin për një kuptim sa më të mirë të ideve të autorit.
Jam i detyruar t’i rendis këto pyetje ashtu thjeshtë, ashtu siç janë në libër:
1.Kushtet e lindjes së gjinive të ndryshme
2.Pasardhësit në poliandri
3.Pasardhësit në poligami
4.Pasardhësit në monogami
5.Atavizmat
6.Pasardhësit nga bashkimi monogamik i një çifti binjakëshmonozigatë ( nga e njejta vezë) me një çift binjak femra monozigatë
7.Pasardhësit nga bashkimi i çiftit binjak femër- mashkull me një çift tjetër heterozigotë ( jo nga e njejta vezë)
8.Pse lindin binjakë- trinjakë, etj?
9.Gjinia dhe karakteristikat që trashëgojnë pasardhësit nga inbridingu- inbreeding ( nga martesat në familje)

  1. Si mund të krijojmë raca dominuese?
    11.Influenca e mutacioneve.
    12.Pasardhësit nga fekondimet artificiale të një femre me vezën e vet në çdo lloj forme.
  2. Pasardhësit nga fekondimet artificiale të një femre me vezën e një femre tjetër të fekonduar nga një mashkull ose shumë meshkuj.
    14.Si trashëgohen grupet e gjakut te njerëzit
    15.Si trashëgohen cilësitë e fituara gjatë jetës.
    Autori Skënder Hushi ka pasur guximin t’i interpretojë këto fenomene kaq jetësore në ditët e sotme që po kalon jo vetëm shoqëria shqiptare por gjithë njerëzimi. Lexuesi gjen në këto interpretime jo vetëm studjuesin, letrarin por edhe sociologun ku të tre këto forma inteligjence shkrihen magjishëm me njera tjetrën. Librat e Skënder Hushit pa dashur të çojnë mendjen te veprat e amerikanit Dan Braun dhe italianit Mauro Biglino. Fenomenet që trajton Skënder Hushi në këtë libër janë reale dhe që përbëjnë probleme jo vetëm të trashëgimisë të gjinisë.
    Cilat janë këto përqëndrime ku bazohet libri “Trashëgimia e gjinisë”?
    1.Forca e mendimit dhe kujtesa e gjithësisë
    2.transmetimi i energjisë mendore dhe shpirtërore
    3.Rastet më të shumta të kushteve të lindjes së gjinive të ndryshme
    4.Besimi mbi fatin
    Kam bindjen se shumë lexues do të pzesin për shumë gjëra kur do të lexojnë këtë libër, ku ndërthuren ndodhi të vuajtura nga vetë autori, fenomene të biologjisë mbi llojet, formulat dhe skemat matematike, interpretimet e thjeshta dhe të ndërlikuara. Një nga veçoritë e ndërtimit struktural të këtij libri, sië e përmenda më lart, është shtrimi i pyetjeve, si një metodë efikase në librat e studentëve dhe të shkencave të ndryshme, ku çdo pyetje ka një përgjigje nga vetë autorië kjo është primarja. Por veçoria më kryesore është se në këtë libër është ndërhyrja medituese por me brum shkencor, meditime që rrjedhin nga ngjarje dhe veprime nga njerëz që autori i njehm të afërm gjinorë apo jo.
    Të tilla ndodhi janë:
    1.Prania e autorit pranë njerëzve apo kafshëve me energji negative, pa përjashtuar dhe sendet si psh. Qeleshja.
    2.Rasti kur “mori porosinë” të mos dilte jashtë shtëpisë dhe kur ai e shkeli porosinë, atij i ndodhi diçka.
    3.Lindje e idesë se në shkollat e mesme duhet trajtuar fenomeni i trashëgimisë, si lëndë më vete.
  3. Autori përmend një artikull nga revista “Shkenca dhe jeta” të vitit 1973 ku trajtohet lindja e shumë fëmijve njëherësh.
  4. Citimet e spikatura nga Bibla mbi problemin e seleksionimit biologjik.
  5. Zakonet e popullit tonë për të” martuar pemët”.
    7.Sjellja në këtë libër e arsyetimit mbi organizimet shoqërore pellazgo-ilire-shqiptare, nga vetë studimet e këtij autori.
  6. Mendimet e veta origjinale për kontaktet e mundshme me UFO- t.
    9.Mendimet mbi konceptualitetin e fatit të njeriut.
    Besoj se nuk janë pak nëntë faktorë konkretë që me interpretimin e tyre e ndihmojnë lexuesin dhe e lehtësojnë në skemat e shumta matematikore lidhur me gjinitë. Pa dyshim se ky libër është një përpjekje e mundishme, shumë e ndërlikuar për të sjellë para nesh, para lexuesit shqipar dhe të huaj idetë mbi trasgëgiminë gjinore. Ky libër është patjetër krejtësisht i kohës sonë kur po ndodhin lloj lloj kllonimesh dhe kur transferohen gjinitë mashkullore dhe femërore. Ky libër i Skënder Hushit ka arritur të trajtojë problemet e trashëgimisë gjinore duke na dhënë pasqyrat e së rregulltës dhe të parregulltës, atavizmit siç e quan ai në këtë libër. Më shumë se një libër biologjik, libri i Skënder Hushit “Trashëgimi i gjinisë” është[ një vepër me karakter shkencor social ku biologjia është si të thuash “vegjja” ku është kapur studjuesi me këmbënguljen e tij të theksuar dhe të palodhur. Që të arrijë në këtë libër Skënder Hushi patjetër është i prirur nga teoritë e librave të tij të mëparshëm mbi energjinë dhe transmetimin e saj. Ai i jep rëndësi kuanteve, këtyre mikrogrimcave për disa të papërfillshme. ja si shkruan ai nga fundi i këtij libri: “Në” Pllakat e zmeraldit” të Thotit të Atlantidës thuhet se përveç qenieve njerëzore tokësore dhe yllore prej mishi dhe kocke, në gjithësi ekzistonin edhe “qeniet e dritës” (iluminati) me kategori dhe shkallë force të ndryshme, që nuk ishin prej mishi, por vetëm prej energjie dhe drite.” Në këtë libër, sipas mendimit tim, rëndësi më të madhe kanë përgjigjet e pyetjeve 14 dhe 15, temat e të cilave i kam dhënë që në krye të këtij shkrimi. Ai dashur pa dashur zbaton një thënie të latinëve e cila përcakton: Intelligentia est forma et esse- Inteligjenca është forma e të qenurit. Perifrazimi i një teorie mbi të qenit mund të shkojë edhe në rastin e studimeve të specializuara të Skënder Hushit duke sjellë rastin e poetëve të vërtetë për të cilët thuhet: “që në shkollë fillon dhe përkufizohet poeti si njeri që sheh dhe ndjen atë që të tjerët nuk e shohin dhe nuk e ndjejnë. A mund të quhet kjo një qënie fantastike, një mago, një sensitiv energjishë? Në efekt poeti për antonomasia nuk ndalohet para pamjeve siç vepron pjesa më e madhe e njerëzve por ndjen ndoshta dhe automativisht në thellësi atë që sheh apo që ndjen… Eshtë pikërisht ky perifrazim si aspekt i teorisë së transmetimit të energjive që Skënder Hushi na paraqet nëpërmjet gjinive të prodhuara si trashëgimi. Ja një paragraf nga libri i Skënder Hushit “Trashëgimia e gjinisë” mbi energjinë:” ngarkesa e tepërt negative e tyre dukej sikur donte të hynte tek unë dhe më krijonte shqetësime, me rritje temperature e me ndjenjë kruarje e bezdie kur u ndodhesha pranë.” f.5 Dhe nga fundi i librit si në një mbyllje uverture ai thotë se” besimi në fatin, paracaktimin, etj ndodhet në magazinat e ADN -së”. Autori Skënder Hushi sjell në këtë libër modest por të rëndësishëm prova teorike dhe të imagjinatës duke vërtetuar shumë nga problemet që ai sjell jo vetëm për problemet e inbrindingut, dmth klonimit, të energjisë por edhe të çregullimeve të trashëgimisë gjinore të cilat kanë qenë dhe janë problem madhor për shkencat e sotme. Ky autor zbaton një nga parimet bazë të studimit për të cilin latinët thonë:” Argumentum a simili valet in lege” që përkthehet “Ewshtë i lejueshëm argumentimi në bazë të ngjashmërisë.” Për këtë libër duhet të flitet më shumë, ndoshta e vetmja kritikë që vlen të bëhet për këtë libër është se duhet kompletuar me sa më shumë mendime të kritikës së specializuar, si dhe domosdoshmëria e një ribotimi të shoqëruar me disa nga këto analiza. Ky libër meriton më shumë se sa një botim i thjeshtë dhe në pak kopje!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s