Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PËR JU, QË PINI LIRI PËR PERANDORI….

Pse, të krenoheni
Ndër beteja t’pafundme, smira dhe inate
Le të dashurohemi
T’mos na mbetën shikimet, n’maja shpate

Plagët ndër mileniume, t’i qepim me dashni
Fushëbetejave t’gjakta, të mbjellim lule fisnikërie
Ta lartësojmë ardhmërin, me jetë për lumni
Si moteve të Thotit, me lule lirie, nëpër tokë Ilirie

Pse, të krenoheni
Kush do t’mbetet fitimtar, n’tokë me varre
Le të dashurohemi
Si fisnikët e fiseve, sikurse gurra shqiptare.

 

PASHA, TË MADHIN ZOT…

Kohës nuk ja shoh qiellin
Mbuluar e kanë dakikët e ndalur, n’kohë guri
Tokës nuk ja gjejë diellin
Lindë e perëndon, andej, ku jetës i mbeti nuri

As gurrës njeri, s’ja dëgjoj zanin e maleve si dikur
Shteruar janë, burimet e ujit, jetën që e lagnin me shi
Sytë kafshojnë truall, shikimet, përplasen mbi gur
Jeta duket vdekje e vdekja jetë, si liria, kur i pi sytë liri

Kohës nuk ja shoh qiellin
Mbuluar e kanë dakikët e ndalur, si liria Shipninë
Tokës nuk ja gjejë diellin
Lindë e perëndon, andej, ku djalli ma pi dashninë.

 

SI PRANVERË, E NËNËS…

Shikoj si dridhet
Nata, para dritës së hënës, si qiriu para erës
Koka si m’lidhet
Me bjeshkët e maleve dhe me lule t’pranverës

Këtij moti, plot me peri, që po rëndon mbi jetë
Ku ecin nëpër kohë, shtate të humbura, nga liria
Krusur nën lekurë, si i marri djall, që na mbetë
Këngëtar i parë, te guri i korbit ku ndahet Shipnia

Shikoj si dridhet
Qeshem shqip me natën, që e pi dritë e hënës
Koka si m’lidhet
Me bjeshkë t’maleve e lulet, si pranverë e nënës.

 

NË MË DO, IK….

Syzanë, në më do ik
Bashkë me malet. veshur me pyje
Të të shikoj, kam frik’
Kur m’del sikur hëna, rrethuar me yje

Merri dhe gurrat dashni, ku buzët na mbetën
Prushin e shpirtit, që u ndez nga lumnia
Merre edhe livadhinë, ku e kam nurin e jetën
Se po mbete Syzanë flakë merr malësia

Syzanë, në më do ik
Përtej nëntë malevë, të Sharrit plak
Të të shikoj, kam frik’
Lotin ma merr dhimba, sytë lotojnë gjak.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s