Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

TI PO MË HUMBET

Ti po më humbet, por jo menjëherë,
Pak e nga pak, a ndoshta me grimca.
E duke më kthyer në një lis të mjerë,
Që rrëzon mbi baltë gjethet e trishta.

Ti po më humbet, po më humb pa zë
Ndërsa ndezim sherre, çast pas çasti.
Ti po më humbet dhe s’kupton asgjë,
As të më qash mua,s’do të jepet rasti.

Ti po më humbet si humbje pa lidhje,
Por vdekja, nuk di të ndahet në pjesë.
E kur të kujtohesh për fytyrën time,
Do gjesh një kufomë, shqyer në mes.

Ti po më humbet, pse më humb kështu,
Unë e dua vdekjen të më ketë dhe nur?
Pse më kthen nga lis, në një copëz dru,
Pse po ma heq rastin, të iki si burrë!?

Ti po më humbet, si një cung mbi tokë,
Gjej humbje tjetër, mos ndihesh me faj.
Si lisit sëpatën, futma thellë në kockë,
Të shembem përdhe, po deshe më qaj!

 

DHIMBJA JOTE

Ti ke pasur dhimbje në shpirt, sa herë,
E nëse unë dhimbjet, nuk t’i ndala dot.
Shpesh lotin tim,se kam lënë të bjerë,
Dhimbje si të tuat,ka pa fund kjo botë.

E thash se dhimbjet, mbase jo të gjitha,
Pa dyshim, që diku u shfaqën më herët.
E thash se ndodhë që zemrat e brishta,
Harrojnë veten e dhembin për të tjerët.

E thash se kur bota, do rënkonte:-Ah,
Dhe rënkimi yt, tretet në pjesë-pjesë.
Po ç’të bëj tani, s’të bëhem dot krah,
E dhimbjet e trupit, t’i kishim në mes!?

Po ç’të bëj tani, të marrë pjesë prej saj,
Se janë tjetër gjë, dhimbjet që ka bota!?
Dhe të ç’burrërohem, lotët më s’i mbaj,
Paska një dhimbje, që është veç jotja!

 

SËRISH PËR TY

Unë jam si aktor i një skene tragjike,
Ku shoh malle që më këputen në mes.
Para këmbëve rrëzohen me dhimbje,
Bashkë me to, vdes unë pjesë-pjesë.

Ashtu i gjakosur, zvarritem në gurë,
Të përcjell nën dhè, grimca shpirti.
Si shpirt gjysmak, gjysmak si burrë,
E hap arkivolin, dhe matem të iki.

Shpesh vetja më duket, si në mort,
Ku dashuritë më vdesin një nga një.
Të iki më vonë? Ç’të rri kot më kot,
Nga mallet që kisha nuk mbeti asnjë!

Gjithë mallet ikën, pse të rri mbi dhè,
Po më shfaqesh ti, e më ndal në prag
S’kam vdekur i teri, ti gjallë ja ku je,
Braktis kortezhin, vdekja është larg.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s