Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

TROKITJE

E humba dritën
humba…?
Dhe ditën, në freski
errësirash
më hidhte kthetrat!
Penelin tim.
Dëgjoj…, tek troket
shiu…!
Në furinë e shkarkimeve
dhuronte
imazhet e rëndomta
dita…?!
Pa çmim, tretur
Imazhit
natyror dhe unë?…
Si një mbishkrim
i soditur dhe
i vetëm, më arnonte!…
Shpirtin.

 

ZBËRTHYER SHPIRTIT

Sërish, cigaren
sfrytëzoja
lodhur mendimesh
fshija
c’do gjurmët…?
Tymnajë
si mbi dizajnet
zgjatonin
udhët dhe lartësitë?!…
Amorfe dhe
ngjyrë, katrani
si nikotina
mbi thithjet, pasionante
gullcim
hidhërimesh, shtrydhjeve
blej dhe
bluaj… qëllimet?!
linim
stampuar në përcaktim
të shijes
e hidhura, më mpin
gjoksit…!
Të shtrydh… buzët
pa ngopje dhe
e panjohura, oxhak po
nxinim
dritaret e shpirtit
shqyer!
Pranonin, aty ku ndjeva
paradoksal
empirizmin, cigares
e shova e
shtrydha, mbi rrudha
buzësh..?
Vërshonin dhe
alternohen
vështrimet e etjeve
pritjeve
të gjata, si shekuj
ngricash dhe
thatësirat, na iritonin
meditimet
debateve të heshtura
mbanin, rrëfim:
Tymnajash, dëshirave
kombinimet
hijeve linim, liçencash
gërshetonin
lotit qiellor derdheshim
si rrëke
përlotur, faqeve tona
kilometrazhi
i jetës vrarë, mbi kuptim
megrime
shpirti, “parajsave”
hunbur
do t’ gjejmë, kristalet
e thara
lotit që thahej, jeta
dhe jetës
gjenim një pjatë
të zbrazur
mbushur trajtime
dhimbjesh!
Përditësisë, ndezur
zjarre
mundimesh, na rezervonin
relaks
zbërthyer, në lot
të lotit?…
Sa shumë, lidhje që
nuk e thanin
Udhëve tona veç
e zgjonin
në gjurmë tymnajash
tharë!…
Mes plagësh si
një jetim!
I përfolur, vetmisë
jetë
të rrokullisur dhe
fjalët…?!
Bluar, “besim” në
përmbajtje por
grindavece..! Mbi zbërthim.

 

IMAZH I HESHTUR

Imazhi i heshtur
lodhjes jam
natës, shëtisja
ëndrrat…!
Udhëve, dhimbjesh
mjegull rrin
peshuar, në mes heshtjesh.
Krahë pushtuar
na qëndrojnë dhe
mendjes, psheretima.
Hijet, e netëve
na gdhijnë, në shpirt
të lodhur
shpirtit…?! Soditur
në mjerim dhe
ndjenjash, kërkoj
kujtimesh
thyer… dritës, na zbojnë
si mund t’i zboj
kujtime që mërgojnë?!…
Dhe rritet
ndjenja, si mërgim dhe
dhimbja?!
Meditimit. Dhimbjesh
pohojmë
dhimbjesh… dhe ti
si valë
e kthyer, bregut.
O valë e detit
në thesar, shpirtin kuiz
ma zbraze.
Zbrazur…! Guidash
dallgësh
po më ngjit dhe kacaviresh
mjegull.
Ngjitem e ngjitet
kaltërsisë
më vjel si yjet, natës.
Natës…?!
I vjelur reflektim
si deti im
përplasjesh, mbrita
gjer në agim
dhe dielli, mahnitet.
Aty, e zgjoj
aty…! Më zgjon
dhe Ty
të zgjoj dhe na rizgjon
ndjenjash
unazë ylberi.
Ashtu të mbaj si një
kujtim
të thyer… dritës!…
Andjejmë… gëzim…?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s