Poezi nga Alma Jaku

Poezi nga Alma Jaku

 

Qeshi jeta në sytë e mi

(Tim biri)

Qeshi jeta në sytë e mi
kur ti ëmbël sytë i çele,
rilinda unë kur linde ti,
më bëre tjetër njeri.

Më bëre të ndal hidhërimin,
hakmarrjen të mos e njoh,
në dimër të mos ndiej thëllimin,
me ty zemrën valë e ngroh.

Jeta, fryma, forca ime,
kërthiri im, qofsh i bekuar!
Diell i ndezur në agime,
ma mbush shpirtin në gji shtrënguar.

 

Me mbretërit pi …

Atëherë kur Gabriel lajmëtari
Do të sjellë lajmin që s’marr frymë
Unë s’dua t’më qash mua tek varri
Dua t’më kujtosh me gëzim !

Dua t’më kujtosh sytë që ndrinin
Për gjëra të vogla si shpëtimi i një breshke
Si vrap një lëndine kur mbinin
Apo këmbezbathur mes një qyteti në ecje

Duhet ta dish se ka gjëra të veçanta
Si një gur zalli mund të bësh dhuratë
Mund t’i dhurosh vajzës ca luleshpata
me dikë vetmuar kohën kur ta ndajë

Mos qaj se ika më kujto i gëzuar
I lehtë do t’jetë dheu mbi kurmin tim
Atje ku bie akshami i pashuar
Me mbretërit në një gotë do të pijmë.

 

Verë në grusht

Falma ëndrrën sonte i dashur
Me fijet e saj ta qëndis qiellin
Arianës së mençur, të bukur
Udhës për tek ti t’ia tres fillin

E ëmbël, si një grua poete
Verë me një grusht gështenje
Të hy etshëm nëpër vete
Dhe ta mpin beftë mendjen

Dhe gruaja jote e qetë, e urtë
Në pritje rri end pëlhura
Ti bjerresh magjisë sime, butë
Për tek ajo të humbet udha.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s