Poezi nga Deepti Gupta / Përktheu në shqip Juljana Mehmeti

Poezi nga Deepti Gupta

 

Ndonëse

muaji zgjati një vit
mund të mashtrosh mendjen time,
por jo zemrën dhe shpirtin.

Ndershmëria
nuk ka rregulla,
besnikëria nuk ka rregulla,
ato rregullat i bëjnë vetë.

Dashurinë time, afrimitetin
admirimin për ty,
e ruaj me xhelozi në zemrën time,
por
një zemërim i butë më shqetëson shpesh
kaq këmbëngulës
dhe kur pak arrin të zbutet,
unë në të kaluarën time,
filloj e kthehem
e kjo më bën më të re.

Ndonjëherë kam ndjesinë se lumturia dhe
dhimbja
shpesh mbërrijne bashkë nga të gjitha drejtimet.
Në fakt,
jam e lumtur për një çast
dhe më pas bëhem tjetër.

Është grumbulluar aq shumë brenda meje
ndërkohë nis të bjerë një shi
një përmbytje fjalësh dhe fjalësh
që trasformohen në kuptime,
shprehje delikate dhe të këndshme.
Dhe ja,
si për magji, gjithçka shndërrohet
në një poemë.

Dhimbja dhe ankthi kthehen
në diçka të bukur dhe të gëzueshme,
një mënyrë për të shprehur ndjeshmërinë dhe delikatesën
e njëkohësisht arrijnë të krijojnë një margaritar
tërësisht timin.

 

Errësirë

Eshtë sikur të tregosh
ca përjetime ankthi,
ka qenë një fazë e frikshme
marrëdhëniesh në distancë ,
të destinuara
të humbasin ngrohtësisë.
Mbartin hidhërim
e një pjesë pasigurie,
shqetësime dhe vetmi,
që unë sfidova me guxim.
Isha e vendosur,
asgjë s’ mundi të më ndalë.
Mendova, se do duroja
gjithë atë dhimbje, gjithë atë ankth.
Fatkeqësitë më pushtuan
honet e frikës më përgjuan,
por unë u vesha kurajo.
Veten nuk e humba.
Dëshpërimin
kam mësuar ta pi ngadalë,
ftohtë …
Më preku zemrën
në një qoshe të errët
ndjenjash të vdekura,
konservuar si mumje
në piramida të heshtura
deri në vdekje!

 

Solli në shqip Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s