Kalendari poetik: Friedrich Schiller (1759-1805) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

Friedrich Schiller

Kalendari poetik: Friedrich Schiller (1759-1805)

Sot, më 10 nëntor, është data e lindjes së Shilerit, (emri i plotë është Johann Christoph Friedrich von Schiller), poet, filozof, dramaturg dhe historian gjerman. Ja një shqipërim prej tij:
TAKIMI (Die Begegnung)

Rri dhe e vështroj, mes shoqesh rrethuar,
M’e bukur nga të gjitha, e njoha,
Unë, nga shkëlqim i saj turbulluar,
Nga afër ta kundroja nuk guxova
Dhe shpirti nga dalldia m’u trazua,
Kur e pashë dhe vetë u ndriçova,
Prush u bëra, gjithë trupi më digjej
Dhe gishtat, si në jerm, zunë të dridhen.

Ç’ndjeja atë çast, as vetë s’e di,
Sikur këndoja, si njeri i kotë;
Por brenda ndjeva një të re fuqi
Dhe gjithë ndjenjat, ç’kishte zemra, folën;
Shpirti prej vitesh i lidhur, pa liri,
Këputi zinxhirët shpirti i gjorë
Tashmë një dritë të re kishte gjetur,
Dashurinë, që në gjoks rrinte fjetur.

Kur s’dëgjohej më tingull violine
Dhe shpirti sërish u kthye tek unë,
Pashë në atë fytyrë prej hyjnie
Se si ndjenjat me drojtjen, bënin luftë,
Dhe m’u bë se fluturoja në qiell,
Kur ajo më foli me zë të ulët,
Atë zë kanë engjëjt serafimë,
Për mua, m’i ëmbël ndër meloditë!

Zemra besnike brengoset dhe hesht,
As të shprehet me fjalë nuk guxon,
Por tani, që për mua s’ka të fshehtë,
Jam vetë q’e mbroj nga fati mizor.
Kush matet, fat më i mirë e pret,
Ndjenja mbledh lule dashurie pa zor.
M’i shtrenjti thesar zemrës iu dha,
Veç ajo ndjen dhe përgjigjen e ka.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s