Poezi nga Remzi Limani

Poezi nga Remzi Limani

 

VERËDIMËR

Kur e venerova kohën e qeshur në Ty
në Ty pashë verën dhe pragun e ngricave
dhe menjëherë pas lidhjes së duarve
papritur filloi derdhja e dimrit mes nesh
mes dëshirave tua të ndezura dhe meje të fikur nga skamja e dashurisë për Ty.

Pra, në Ty shikoja dy mote në një kohë
verën e shpalosur mbi bardhësi gjunjësh
dhe akullnajat e merenduara brenda një gruaje me sy vere.

Remzi Lim@ni

 

NUK JAM I SIGURT

Nuk e di,
nëse kam harruar të të them
apo
nuk e di
nëse e ke vënë re gjakimin tim?

Në fakt
nuk ka rëndësi
por asnjëherë se kuptova lidhjen e mendjes sate
dhe nuk e di
a dëpërtojnë zërat e lidhjeve nëntokësore deri tek shtrati yt?

Megjithatë
fletat e zërave lëvizin gjithandej
dhe prapë nuk jam i sigurt
nëse zërat depërtojnë matanë mureve të shiut?

Vërtet nuk e di
nëse kam harruar të të them
por ti duhet ta kishe veneruar gjakun tim.

Unë nuk të zgjodha që të depërtoja në ty
unë të zgjodha të të dua dhe të mburrem me praninë tënde brenda në mua.

Remzi Lim@ni

 

PROÇESVERBAL

(Me rastin e burgosjes së mësueses respektive dhe pafajësisë së saj zonjës, RUKIJE RAMA)Tiranë, 21/08/1974)

Ata donin të flinin me virgjërinë e saj
me mësuesen dhe hijeshitë e vashës
t’ia shprishnin flokun dhe t’i ngjitnin iftire
por, assesi t’ia shkelnin këmishën e natës dhe për këtë, hafijet e veshën me petkun e armikes së shtetit, pastaj ia vunë kllapat për t’ia lidhur flokun mes grilave.

Madje deklaronin se ia kanë marrë buzët
Ajo kërkonte ekzaminimin e virgjërisë por, më në fund e zbatuan aktakuzën e montuar nga pushtat dhe hijet e tyre…

Në një ambalazh prej letre të vrugët
ia futën të gjitha të gjeturat e një vashe sypatrembur dhe filluan shënimet e gjësendeve për çka bënë edhe një procesverbal:

1. Një orë grash e markës “Rot”
dhe rripi i orës naylon bojëkafeje.
2. Letërnjoftimi personal nr. 008526
3. Lekë pesëmbëdhjetë e gjashtëdhjetë qindarka.
4. Një kuletë gome bojë e zezë.
5. Një kapëse flokësh bizhuteri e thjeshtë ngjyrë e verdhë.
6. Një pasqyrë e vogël tualeti.
7. Katër çelësa të ndryshëm.
8. Një unazë bronzi me gurë të kuq.
9. Një furçë dhëmbësh e përdorur.
10. Një lugë kafeje e vogël.
11. Një copë fotografi e një fëmije.
12. Një çantë e zezë meshini grash.

Remzi Lim@ni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s