Poezi nga Alma Jaku / Shkëputur nga vëllimi poetik “Rropamë ndjenjash” 

Poezi nga Alma Jaku
 
 
Dashuria
 
Kur ti betoheshe, s’t’i desha sytë
dhe butë të pyeta në errësirë:
“Më do vërtet kaq fort, i dashur?”
Kur më the “po”, sytë u ndezën dritë.
 
Kemi kaluar male, lumenj,
në krahë dashurie kemi fjetur,
lindëm yje të rinj, fikëm diej,
shpirtin tonë i falem universit.
 
Ti je agimi im në ar praruar,
ditë e re me bekim Zoti,
farë e re në tokë të harruar,
lënë djerr mot pas moti.
 
 
 
Dyshimi
 
Sa të dua, i dashur, kur dridhesh në ethe
dhe dyshues pyet: “Më ke veç mua?”,
më vështron thellë, mbushesh me djersë.
Më pëlqen të qesh, pak me ty të luaj.
 
Jam si lule vere, tundoj fort çdo bletë,
buzët edhe sytë lodroj ndër ngjyra.
Më pëlqen dyshimi kur unë buzëqesh
e ty mbrëmje e trishtë të bëhet fytyra.
 
 
 
Engjëlli im
 
Ndiej fëshfërimat e krahëve të tu
rreth ajrit tim.
Më mësove
se koha s’ndalet kurrë.
Në shtrat gëzimesh,
dhimbjesh,
rrjedh lumë.
 
Unë gëzoj me ty,
qaj,
kudo,
gjithkund.
 
 
Të dua ty
 
Të dua ty,
verë e vjetër.
Të dua ty,
idhnaku im.
Të dua ty,
mos puth tjetër.
Moooos!
U bëfsh hi!
 
 
 
Autoportret
 
E ke provuar të rrish zgjuar,
të vështrosh engjëllin në gjumë?
Të të grishë ta rrokësh me duar,
ta puthësh ëmbël, ta duash shumë?
 
Të shohësh buzën si vë gaz
dhe sytë e ëmbël gjithë dritë e shend?
Ke jetuar natën e ndezur zjarr,
pa hije të zezë nëpër mend?
 
Ajo jam unë, dhe jam për ty,
paksa e marrë, po krejt dashuri
 
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Rropamë ndjenjash” 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s