Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

PRITJE

Fytyra e dielltë
Digjet
Nga zjarri i dashurisë
Krahnezat e epsheve
Shkrihen çmendurisht
Nga vetmia

Nuk e kisha bartë kot
Me vete këtë zemër
Po mos të kishe qenë
Ti aty

Malli nuk pret
As dimër as verë
Por nuk do tjetër.

 

DET I ETUR

Një qiell të tërë zbrite
në dhomën time të ngrohtë
nga zjarret pa flakë

perdja e bardhë e ëndrrave
valvitej rrugëtimeve tona jetësore
puhiza e dashurisë tënde
këtu paska mbetur
për t’i freskuar mëngjeset e rënda
nga gjurmët e territ

shikoj muzgun
si digjet në errësirë
ushqej me gjinjtë e mi
detin e etur

valët e jetës që më prekin dhe ikin
më japin shpresë
të qëndroj deri nesër
derisa të vijnë anijet e bardha.

“DËSHMIA E KTHIMIT TIM” 1998

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s