Mbi romanin “Përsëri Mars” : ALBINA IDRIZI DHE NJERËZIT E KOHËS SONË / Nga: Kostandin Vogli

ALBINA IDRIZI DHE NJERËZIT E KOHËS SONË

Mbi romanin “Përsëri Mars”

Me romanin e Albina Idrizit u njoha së pari në bisedat gati të përditëshme që bëjmë ne, një grup krijuesisht të Klubit të Krijuesve Jonianë në takimet e zakonëshme tonat, gati të përditëshme në mëngjes. Në këto takime nëpër biseda “shfletojmë”  librat e porsabotuar të miqve dhe shokëve tanë dhe me dashamirësi u “bëjmë” analizën, duke e ballafaquar edhe me mendimet e  kolegëve që kanë shkruar për ta. Kështu ndodhi që njohja me botimin e librit “Përsëri Mars” të Albina Idrizit u shoqërua edhe me dy shkrime, që zgjeruan diapazonin e  bisedës sonë. Ishin përsiatja e poetit dhe studjuesit Timo Mërkuri dhe analiza e Pr. Dr. Fatmir Terziu.

Duke e lexuar librin krijova bindjen se Albina ka realizuar një roman dinjitoz me emocione të njëpasnjëshme, me personazhe të paktë por që të ngelen të skalitur në kujtësë. Nuk e di pse mu kujtua thënia e  Pettersen: “Një shkrimtar nuk mund të jetë më i mënçur se libri që ai ka shkruar” , porn ë qoftë se do ta përafronim këtë për librin e Albinës, duhet të pranonim një “zgjuarsi” dhe talent në rritje të kësaj autoreje, talent që natyrshëm e admiron. Sigurisht që shkrimtari pasqyron me realizëm atë që ka më të njohur, apo më të afërt. Prandaj ndjehet edhe më komod në ndjenjat e tij. Albina ka konceptimin e të bukurës reale dhe nëpërmjet penës e ka sjellur pranë nesh  në librat e saj.. Një kërkesë imperative i bëhet kërkimi i së bukurës. Këtë e kam vërejtur edhe tek romani tjetër i saj “Hija e kullave”. Autoria udhëhiqet tërësisht nga filozofia ekzistencialiste, prandaj njeriun e vendos në qëndër. Por tema  e mbijetesës se njeriut në kushtet ekstreme që përafron jeta bëhet mbizotëruese në krijimet e saj. Shkrimtarja Albina është shumë punëtore, shumë e qetë dhe duket se nuk e ndien lodhjen, në kuptimin që niveli artistic I saj  është në rritje gjatë gjithë  romanit dhe nuk pëson “rënie” në fund të librit, siç ndodh rrëndom..

Një shëmbëll i tillë është romani për të cilin bëjmë fjalë. Romani është një zgjidhje e bukur estetike, e ndikuar nga përvoja e letërsisë botërore. Ndaj autorja  në këtë roman si qytetare, si njeri i mendimit paraqet ngjarje dhe situata tronditse përmes penës. Idetë në roman janë të shumta. Mund të veçojmë disa prej tyre. 1- Një plagë e rendë në jetën shoqërore është varfëria, e cila kërkon sakrifica të shumta. 2- Lakmimtarët e sëmurë nuk shërohen pa përfituar nga të tjerët. 3- Mentalitetet dhe psikologjia konservatore janë pengesë për përparimin. 4- Zakonet dhe traditat të trashëguara në breza, si përshëmbell ndërtimi i varrezave për sa je gjallë, bëhet pengesë për një jetë më optimiste. 5- Filozofia popullore ka gjetur zbatim në roman. 6- Shumë plagë të së kaluarës duhen mbyllur duke ngritur zërin fort për një jetë më të përparuar dhe pa dhimbje.

Shkrimtarja Albina Idrizi anës strukturore të romanit i ka kushtuar shumë vëmëndje. Këtu spikat talenti i saj. Ajo e ka krijuar përvojën vetiake krijuese. Në prozë e në poezi ka shtruar një trase të saj në të cilën ecën e sigurtë dhe me “shpejtësinë” që kërkon koha.

. Në këtë roman autoria ka përthithur mendimet dhe zakonet e krahinës ku bëhet fjalë, apo edhe më tej. Zakonet në një popull janë gati të njëllojta. Ajo nuk i ka thënë të tëra. I ka lënë që lexuesi të thellohet dhe të nxjerrë vet idetë dhe mesazhet. Jeta zhvillohet edhe në formë spirale, ashtu si ajo bregorja me vorrezat spirale deri në majë. Por nuk duhet të flasim për jetën e përtejme. Por për jetën reale që duhet të bëj njeriu.

Autorja mund të themi se kapërjetuar fakte historike që i ka shndërruar në detaje artistike. Tablotë me personazhet apo edhe peizazhi pessimist e paraqet qartësisht realitetin. Në atë zonë të caktuar ku zhvillohet ngjarja, nuk spikatin vetëm bukuritë apo pjesa e pistë. Jo vetëm njerëzit e drejtë, por edhe ata që trazojnë ndyrësira dhe që prishin natyrën. Gjithë veprimi lëviz brënda hapsirave të komunitetit pa dal jashtë caqeve të saj. Aty ka dashuri, urrejtje, tradhëti, lakmi, zili e tjera. Por Albina qëndron koseguente në tregimin narrative, duke na bërë gati të reale fantazinë e saj.

Albina Idrizi

Në roman ka mënçuri dhe një botë të pasur sidomos në tipizimin dhe individualizmin e personazheve. Vet Albina ka një shpirt të lirë që i fluturon e drejtuar nga rrezet e arta të diellit. Në atë perkëdhelje shpirtërore shikon me optimizëm një rrugë të ndritshme në ato malet e saj, në ato lumenjë lëndina e bregore. Ajo përshkruan një komunitet në një rreth të ngushtë, pa u hapur më tej, se si zhvillohen ngjarjet në ato shtëpi të vogla apo të mëdha, në rrugica, restorante e deri në vorreza. Ajo ndjehet e kënaqur duke na prezantuar me ambjentin rrethues, me njerëzit përbrënda dhomave të vobekta të Gëzimit apo të Metit. Albina duke rendur nëpër atë komunitet na mbush me emocione. Futet në rrjedha të shumta ngjarjesh të pa zakonta të çmëndurisë së njerëzve të asaj krahine ku ka qëndruar Albina që po i sodit dhe përshkruan, si çmënduritë e njerëzve të kohës së kërkuar. Për të shijuar përsëgjalli, kohën e padëshiruar të pasvdekjes. Shumë emocione ndjen dhe kërkon freski gjatë leximit të romanit, sepse shkrimtarja që gdhënd fjalën dhe fjalinë e përshkruan me mjeshtëri. Ajo në këtë roman “Përsëri Mars” e ka derdhur talentin e saj si ujët e freskët të krojeve që në momente kujtohen me nostalgji dhe sidomos në ato vënde nostalgjike ku vazhdon ngjarja me vëmëndje. Dhe në vëmëndjen e saj na fut edhe neve si lexues. Të bën shumë përshtypje letra që Gëzimi lexoi në instagramin e Lidës. Aty Albina arrin të na mbush mëndjen se është një shkrimtare e fjalisë artistike. E një mendimi filozofik për evolucionin, i cili nuk arrihet ashtu si duhet, sepse nuk ta shuan etjen. Sepse nuk e mendojmë saktë nga erdhëm. “Kemi mangësi”- shprehet Albina dhe nuk arrijmë dot. Mënyra e qëndisjes së fjalisë artistike arrin kulmin. Mjafton të lexosh aq faqe dhe të njohësh e të vlerësosh shkrimtaren Albina. Po ashtu edhe letra e pabotuar e Lidës që i drejtohet një redaksie, e cila kishte ngelur ashtu si edhe poezitë e saJ të strukura palosur në mes të një faqe libri, megjithëse në poezitë e saj tregonte një farë talenti. Edhe kjo letër tregon se Albina ka një shpirt artistik. Fjali të lidhura njëra me tjetrën si me zinxhir që nuk shkëputen. Çmënduria njerëzore arrin kulmin kur nuk mendojnë më për këtë jetë që po bëjnë, duke e lënë qytetin masivisht dhe të shpërqëndruar vijnë vërdall rreth një bregoreje, pronë e Gëzimit, të cilit i shkoi mëndja ti shes ngastrat e vogla për varre, ku propozimi i pare i vjen nga një qytetar në gjëndje të mirë. Nga kryetari i komunës. Dhe ai kërkoi majën e bregores. Dhe kështu pozicjoni kthehet nga ajo bregore, në luftë për të zënë pozicionet më dominuese për të mbizotëruar tek më të vobektët sipas profesioneve. Por arritja e asaj maje shtoi zilinë tek Agimi. Se ai vend varri nuk i takonte kryetarit të komunës, por atij. Kryetari sipas disave pritej të vdiste, sepse vuante nga një sëmundje. Kjo frikë e vdekjes së shpejtë të kryetarit, e detyroi Agimin ta arrinte atë që kërkonte vetëm duke vrarë veten. Një marrëzi të cilën e ka realizuar me fantazinë e sajë Albina. Shkrimtarja largpamëse e çvendos jetën e përditëshme, biles dhe të natës, rreth e rreth vorrezave në ndërtim. Aty edhe hanin edhe pinin. Ajo i simbolizon me improvizim buffetë e vogla, tepsinë me petulla të ngrohta mbi kokën e shitsit, kafenetë, mikrorestorante për ushqime të shpejta. Sheshin e qytetit e ka zbrazur. Dhe jo vetëm ato, por edhe librashitsi është zhvendosur nga qëndra. Aty lexoheshin titujt e rinjë duke zëvëndësuar ato më të vjetrat. Ato ndryshoheshin ashtu si ndryshonte dhe jeta. Sigurisht që çdo veprim shoqërohej me zhurmë. Marrëzia prodhon pisllëk, llum, djersë të rendë ndjellvjellëse, por sa më lart dhe aq më shumë zëra, potere, sharje të pista, britma të frikshme që përfundonin nganjëherë me qarje. Një rrëmujë e vërtetë. Më me keqardhje përshkruan shtëpinë e varrmihësit Meti, i cili priste vdekjen e vajzës dhe përgatiste edhe ai varrin e saj, ku në pllakë mermeri po gdhëndëte flutura. Por përse e prisnin vdekjen me gëzim. Çfar i detyron ata njerëz që të ndërrojnë jetën me kënaqësi dhe të përpiqen se kush ta ndërtoj varrin sa më të bukur e sa më shpejt. Ai popull sipas shkrimtares e kishte një arsye, apo ndofta shumë. Kishin një klithje përgjëruese hipnotike. Kishin depresionin dhe apatinë.

Agimi e fitoi varrin në majë të piramidës, pas vetvrasjes që mund ta cilësojmë si një (vetë)vdekje me kënaqësi, vetëm pse kapi majën. Por duhet të theksojmë se Agimi gëzoi varrin, ndërsa kryetari gëzoi jetën. Dhe jeta duhej të vazhdonte. Disa me marrëzi kërkonin të papërkryerën. Ndërsa Gëzimi me Lidën u larguan nga ajo rrëmujë e radhitjes së varreve sipas profesioneve dhe pasurisë, i lanë larg ato. Edhe turmën e njerëzve. Romancjerja i nxorri në një vend të bukur të cilën e kishte zgjedhur Gëzimi. Këtu do ta ngremë shtëpinë tone dhe jo varre. Këtu do ta ndërtojmë jetën. Do të rritim fëmijë. Dhe aty era nuk sillte erëra të qelbura, por aroma të këndshme.

Duke lënë mbrapa të shkuarën, parashihet e ardhmja, vizioni, liria. Liria e munguar universale. Ajo që ka munguar, më shpresdhënësi. Gëzimi dhe Lidia që kishin humbur besimin dhe ishin zhgënjyer, parashikuan të ardhmen, duke u larguar nga pisllëku. Ata dolën në drite. Dolën në Mars e cila do tu sillte pranverën. Albina një shkrimtare largpamëse, me fjalitë e saj artistike në këtë vepër fantastike na jep shumë mesazhe, ku lexuesi duhet të nxjerrë mësime gjithëpërfshirëse me vlera njohëse dhe ndikuese. -Mos e prishni jetën e trashëguar, kur nuk jeni në gjendje të ndërtoni një jetë tjetër dhe vazhdimësi më të mirë. -Mos e kërkoni humbjen e tjetrit, sepse thotë një fjalë popullore, “fundi llagaron”. Çdo njeri nuk e parashikon dot fundin e tij. -Pushtetin e pakufizuar nuk duhet ta gëzojnë njerëz që s`kanë vlera morale dhe nuk kanë dinjitet brënda komunitetit ku jetojnë. -Mos e helmoni jetën me çerdhet e shpifjeve, lakmisë e zilisë sepse mbjellin babëzinë. -Jetën e mire do ta gëzojnë njerëz të drejtë që nuk kanë lakmi dhe zili. Dhe akoma mesazhe ju siguroj se do të nxirrni nga brënda romanit. Albina ashtu e ka ndërtuar romanin, gjithë mesazhe. “PËRSËRI MARS”. Jeta vazhdon. Përtërihet pa ëndërra çudibërëse, pa dhimbje, pa lakmi e zili, por me dashuri që duhet përjetuar sepse jeta ka nevojë për njerëz vizionar dhe të mënçur, për të krijuar përvojën positive të përfituar në kohë e hapsira, për të fituar qytetarinë si aksioma bindëse. Të uroj Albina Idrizi suksese dhe besojë se roman tjetër të arrirë do të na dhurosh. Dhe ne presim me besim dhe kënaqsi librat tuaj.

 

Nga: Kostandin Vogli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s