Poezi nga Mihal Gjergji

Poezi nga Mihal Gjergji

 

FJALË ERE

Fryn’ erë në Tepelenë, më thotë një zog i ngratë
Rreh krahët e drobitur dhe bën të ngjitet lart
Dhe unë jam veshur trashë, për dimrin, jo për frikën
Një pallto për rrufetë, dhe një për politikën!

 

NË VEND TË HESHTJES

Pas çdo hapi më shfaqen barbarët
Në dy fronte dhe bota është ndarë
Përmbi krye na rrinë sundimtarët
Ndërsa grigja s’ka sy për të parë

Hedh vështrimin mbi majat e larta
I vesh’ dita me nur dhe argjend
Po gjirizet pushtuar nga nata
Me mjerimin që shpresat i shemb?

Humba vitet në muzgje trishtimi
Bëra ç’munda, kudo vetmitar
Edhe s’ndjej asnjë lloj përdëllimi
Më besoni: Për kë? Dhe për çfarë?

E dua këtë tokë të florinjtë
Këta gurë që s’gjejnë dot vend
Jo-turmën! Le të zgjedhë perënditë
Ose prangat me dhimbjen që çmend!

 

NË VENDIN TIM

U vra një vajzë në vendin tim
Ju bë qefin një natë nëntori
Të shtrenjtat fjalë në përgjërim
Ç’hyjni a ëngjëll vallë i mori?

U drodh një kullë! Tërmet i rëndë
E zgjoi heshtjen tonë nga gjumi
Po kuja s’mund të bëhet këngë
Se helmi vret më keq se plumbi

Ju errën sytë, asgjë s’i mbeti
Mesnatë mjerimi, vdekjen priti
Të mbyt moçal i ndyrë i shtetit
Duart e tij të zënë për fyti…(!)

Rënkim i saj trazoi detin
Dhe dallga ndjehet derë më derë
Hapeni pra, një varr për mbretin
Që të mos vdesin më të tjerë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s