JU QË MBOLLËT SHKRONJAT SHQIPE / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

JU QË MBOLLËT SHKRONJAT SHQIPE

Ju i mbollët shkronjat si lule te vogla,
Ngjyer me të artën e diellit ilirik,
Që u rikthye sërish mbi këto troje,
Për të ndriçuar edhe një herë,
Kombin e lashtë të shqipeve,
Përhumbur skllavërisht në errësirën otomane.

Ju i mbollët shkronjat me dashurinë e prindit,
Dhe lutët zotin e shqiptarizmës t’i bekonte,
Që në një gjerdan rruazash t’i kthente,
Për të zbukuruar shpirtin e çdo shqiptari,
Në këtë tokë që duhej të rilindte,
Në djepin-emblemë të një alfabeti.

Ju i mbollët shkronjat që të çelnin si rreze,
Mbi majat e ashpra ku sytë hap Ballkani,
Duke përhapur anekënd aromë lirie…

(Në përkujtim të patriotëve që vendosën për alfabetin shqip në Kongresin e Manastirit)

-ENERTIN DHESKALI-
(22 Nëntor 2019)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s