Poezi nga Mihallaq Qilleri

Poezi nga Mihallaq Qilleri

 

MISTERE NATE

Dhe thamë se tashmë kishte ardhur koha
Në krevatin kërcitës të mrekullonim trupat.
Ti veshe këmishën e purpurt të ëndrrës,
Unë u shtriva para teje për të pritur afrimin e magjisë.
Ti fike dritën e madhe të përjashtimit prej botës,
Unë abazhurin e intimitetit ndeza ndërkohë,
Sikur të doja të shtoja hijet ndër muret e zbrazta.

Më kujtohet mirë…
Ne bëmë dashuri të uritur mes zjarresh të habitshëm,
Si njerëz të egër lakuriq mbetëm në pyjet e fshehtësisë,
Shpërbërë te njeri-tjetri e fisnikërisht të etur.

Nuk e di se kush fjeti më parë prej nesh..
Ndonëse kishim premtuar se gjumin do ta ndiqnim..
Pas perdeve të trandafilta të trupave të djersitur.

Në mëngjes preka një shtrat bosh të ankshëm,
Ti nuk kishe qënë kurrë përtej kësaj ëndrre të përnatëshme.

 

MOS MË NGIT..!

Mos me ngit të lutem në kufijtë e së pamundurës,
Mos më tërbo si dallgët në të tyren zemërim,
Unë dhe ti jemi horizontet e së humburës,
Shpresë që endet qiellit kot, pa asnjë vegim.

Dashuri kërkoj prej teje në diell, hënë, natë a ditë,
Të tretem mbi trupin tënd fatlumë, të begatë,
Të shkrihem në klithmën tënde qetë, pa frikë,
Të vdes mbi ty, thjesht, pa u penduar aspak.

Botën dyshuese në burgje çmendie ta mbyllim,
Nuk pendohem edhe sikur përjetë të mbytemi,
Nën klithmat e tua të gojës, të zemrës e epshit,
Dhe të vdesim përtej kohës banale ku rritemi.

Të shkrihem në klithmën tënde pa frikë,
Të vdes mbi ty, thjesht, pa u penduar aspak!

 

NJË ËNDËRR

Ëndrra ime zbriti lehtë nga çatia e botës
E u mblodh kruspull në gjumin tim,
Në qendrën e vetëdijes dhe të drojës,
Te hiçi gjenetik, apo ameba nga vijmë.

Ti erdhe kështu e heshtur në buzët e Tokës,
Ti erdhe trishtueshëm nga ana tjetër e qiellit,
U struke nën mbulesën e lehtë të dëshirës,
Si një ankth hijerëndë pa pikën e mëshirës.

Ti je një grua-ëndërr e pa hasur askund më parë,
Si vijëzimet e kometave që gërvishtin menjëherë,
Një qiell blu nate prej të cilit veç mistere pret,
Si plagë të pashërueshme që gjakojnë përjetë.

Nuk të kam parë, as prekur ndonjëherë,
Nuk e di në je një bosh i madh, apo një vlerë,
Veç e di në se do të vdes pa të parë kurrë,
Nuk e di nëse je dimër mal-dëborë, a pranverë?!

Nuk e di…vërtetë nuk e di!
Ëndërr e paprekur, çudi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s