Poezi nga Nehat JAHIU

Poezi nga Nehat JAHIU

 

DO T’MË NGJALLIN ZOGJTË E MALIT

Dashurinë e mallin vetëm unë ta di
Thellë në zemrën time më je ti
Aty të mbaj, fort të shtrëngoj
Vdekja më merr, por ty nuk të lëshoj

Nata është e egër veshur me acar
Unë i vetmuar jam mbytur në mall
Qielli vetëtin e yjet shuhen ngadalë
Agimi vjen i ftohtë, i fikur, pa zjarr.

Dhe dua t’më ngjallin zogjtë e malit
Që këndojnë në mal të Përzhalit
Do t’më ngjallin gurët dhe era që fryn
Duke më kërkuar me ulërimë…

 

PIKË- PIKË

Pranë vatrës sime dua të jem
Fusha e male përpara t’i kem
Djersa e ballit vatrës t’më pikojë
Pikë-pikë tokës sime t’ia dhurojë.

Pranë vatrës sime dua të rroj
Dashurinë asaj t’ia dhuroj
Dashurinë e zemrës t’ia fal
Se u dogja si qiriri në shandan.

Pranë vatrës sime dua të prehem
Plagët e trupit t’i shëroj me verën
Atje, atje dua ta qetësoj shpirtin tim
Ku flenë në varre, nëna e urtë dhe babai im.

 

…TA SHUAJ KËTË ETJE

Më iku koha, e u dogja, u dogja si një letër
Larguar nga vendi im në një vend tjetër
Malli e dashuria për vendlindjen më mbyti
Larg atdheut seç po më shkulet shpirti.

Jam shumë larg prej diellit e hënës
Prej varrit të babës… e të nënës
Më ka marrë malli për ato fusha e male
Vaji më mbyti, t’i vështroj ato varre.

Sa e sa vjet atdhe jam larguar prej teje
Kur do të vijë një ditë ta shuaj këtë etje
Ah, seç po më digjet shpirti për ty atdhe
Jam përmalluar për tëndin një grusht dhe.

 

TA SHOH DIELLIN…

Më ka marrë malli për vëlla e motër
Me nënë e babë të ulem në sofër
Ta ndaj një copë bukë prej misri
Së bashku të jemi në sofër gjithë fisi.

Më ka marrë malli të ulem aty
Bukën me kripë dua ta ngjy
Ta shoh diellin si bën dritë
Ta shoh grurin në arë duke u rritë.

Dua ta ha unë atë bukë të nanës
Kur ta nxjerrë ajo prej magjes
Ta shoh në bjeshkë si rritet lisi
Në ballë të oxhakut si ulet plisi.

Ky është malli im i mërgimtarit
Që po digjem si qiriri i shandanit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s