Humbas… / Prozë poetike nga Eva Kacanja

Prozë poetike nga Eva Kacanja

 

Humbas…

Ndonjëherë humbas….jo në boshësi,jo….
E kap veten duke menduar për një pemë, si rrjedh lëngu i saj,e shikoj me sytë e mi të etur për ta skanuar dhe me dëshirën e çmendur t’ia fus gishtrinjtë nën lëkurën e ashpër të trungut dhe ta ledhatoj, brenda, thellë….
E më pas hutohem duke menduar bletët, sa të mençura janë, sa punëtore,sa të bekuara, sa do të doja ta puthja një bletë,ta nuhasja aromën e pjalmit…(A do të kishim pranverë pa bletët,lule do të kishim?!)
E ndërkohë, një ylber harkon mbi ballin tim, m’i jeshilon sytë,më përkëdhel qerpikët, e unë kuptoj se shiu formohet brenda meje e më pas derdhet në natyrë…
Unë ndiej të humbas dhe më thellë,aty ku një hënë tekanjoze eklipson natën time,luan kukafshehti,qesh e qan,hahet e mbushet,por prapë eshtë aty,pasqyrë besnike e mungesës sate të përmalluar!
Unë humbas,rrokullisem në mendimet e mia që si kuaj të lirë, të bukur e të egër shkelin mbi kufinj, në kërkim të lëndinave të tua….dhe të gjej,gjithmonë të gjej!
Çuditem se si kaloj nëpër kohë, se si prek yje, se si shkel gjemba e kurrë nuk ndalem, nuk lodhem,nuk trembem, të gjej, dhe buzëqesh, Je aty!
Ndiej mëndafshin e shpirtit tënd,syrin e pjekur,fytyrën e skalitur nga deti,madhështinë e duarve të tua dhe mbushem me jetë….
Lumturia përhapet në ajër,me pemët që fryhen gjethesh, me pjalmin që thithin bletët, me ngjyrat që sjellin ylberët…..
…e unë humbas,
po po,humbas,
humbas në Plotësi…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s